KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Agjencia për Privatësi kërkon të mos publikohen listat e veteranëve: është shkelje
Politikë

Agjencia për Privatësi kërkon të mos publikohen listat e veteranëve: është shkelje

Kosova News
Kosova News 17:02 -06/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë thirrje që mos të publikohen listat me të dhënat personale të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

AIP, përmes një komunikate, ka vlerësuar se është shkelje ligjore nëse bëhen publike listat me të dhënat personale “që e identifikojnë subjektin e të dhënave në këtë fazë, pa pasur një vendim përfundimtar të organeve të drejtësisë”.

AIP tha se “institucionet përkatëse, të cilat i kanë përpunuar këto të dhëna duhet të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për të mos cenuar të dhënat e personale të individëve”.

“Për më tepër, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka të drejtë të përpunoj të dhëna personale të anëtarëve të saj për qëllime të qarta dhe legjitime duke ju përmbajtur parimeve të përpunimit të të dhënave, duke ndërmarr të gjitha masat e duhura organizative për ruajtjen dhe sigurinë e tyre, si dhe duke mos lejuar qasjen e paautorizuar të personave tjerë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Agjencia për Informim dhe Privatësi u bënë thirrje të gjitha institucioneve, mediave të shkruara dhe elektronike dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar që nxjerrë nga organet e Drejtësisë.

Agjencia, Agjencia për Informim dhe Privatësi ,si autoriteti i vetëm i mandatar me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale, konstaton se publikimi i listave të cilat përmbajnë të dhëna personale që e identifikojnë subjektin e të dhënave në këtë fazë, pa pasur një vendim përfundimtar të organeve të drejtësisë, përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në këtë rast, Institucionet përkatëse, të cilat i kanë përpunuar këto të dhëna duhet të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për të mos cenuar të dhënat e personale të individëve. Përpunimi duhet të bëhet duke respektuar parimet dhe masat që ka përcaktuar legjislacioni përkatës për që rregullon çështjen e veteranëve dhe legjislacioni përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale.

Për më tepër, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka të drejtë të përpunoj të dhëna personale të anëtarëve të saj për qëllime të qarta dhe legjitime duke ju përmbajtur parimeve të përpunimit të të dhënave, duke ndërmarr të gjitha masat e duhura organizative për ruajtjen dhe sigurinë e tyre, si dhe duke mos lejuar qasjen e paautorizuar të personave tjerë.

Institucionet kompetente të përcaktuara me ligj, të cilat janë duke trajtuar çështjen e veteranëve, duhet t’i përpunojnë këto të dhëna vetëm për qëllimin specifik, duke siguruar masat e nevojshme të mbrojtjes së tyre dhe duke iu përmbajtur parimeve legjitime të mbrojtjes së të dhënave personale, deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar të organeve të drejtësisë.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në vazhdimësi do të siguroj mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Për çdo shkelje të dispozitave të këtij ligji, Agjencia do të ndërmarrë masat e parapara sanksionuese, respektivisht do të shqiptojë gjoba për shkelësit e këtij Ligji./Express/

Gjithashtu lexoni:

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê

Shoferi në Ferizaj gjobitet 500 euro dhe i konfiskohet vetura

Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

TAGGED: Agjencia, listat, publikimi
Kosova News 06/07/2022 06/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
08:53 -11/07/2025
Punëtorët e sigurimit të QKUK-së në grevë, kërkojnë rikthim në punë
08:36 -11/07/2025
Kurti merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës
08:33 -11/07/2025
Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?