KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aeroporti i Shkupit “vërshohet” nga udhëtarët
Rajon

Aeroporti i Shkupit “vërshohet” nga udhëtarët

Kosova News
Kosova News 19:50 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Radhë të gjata të pritjeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Turma të udhëtarëve dynden në sportelet duke pritur për të dorëzuar valixhet. Disa ankohen për mos organizim të punës së personelit, disa të tjerë thonë se ka edhe më keq, anulim të fluturimeve. Sezoni verës ka mbingarkuar fluturimet.

“Jam nga Shtipi, jetoj në Amerikë. Doja të udhëtoja për Çikago përmes Vienës, por fluturimi u vonua në mëngjes dhe pasi bëra check-in më thanë fillimisht që është anuluar fluturimi, pastaj zbrita në sportel dhe pritëm afër 4 orë poshtë. U desh të kthehemi se na thanë se nuk ka vend, madje deri më 7 gusht”, u shpreh një qytetar.

“Jo nuk na duket në rregull se tani në fund e hapën një rend, po na bie shumë të presim na vonojnë edhe aeroplanin, na vjen keq që presim kështu gjithë. Shumë keq, njerëzit të hipin mbi kokë, disa të parakalojnë disa të shtynë edhe pse je me bebe nuk ju intereson, vërtetë keq”, tha një Qytetar.

“Nuk është ne rregull hiç! Shumë ndryshe, vonojnë pa nevojë te kontrollimi i biletave, atje e ke në telefon dhe ecën këtu nuk ka rend askund”, u shprej një Qytetar.

Sipas udhëtarëve, procedurat e deklarimit on-line të destinacioneve iu marrin më tepër kohë gjatë check-in’it për në shtetet e Evropës, SHBA-së dhe Australisë.

Nga “Tav Maqedoni” thonë se gjatë muajit korrik janë anuluar 37 fluturime në 2 aeroportet e vendit, në Shkup e Ohër. Sipas kompanisë shkaqet e anulimeve kryesisht kanë qenë operative ose për shkak të motit.

“Edhe përkundër faktit që ndodh që kompanitë ajrore të anulojnë fluturimet në dy aeroportet e vendit, nuk mund të themi se kjo është për shkak të një arsye të përgjithshme. Si operator ne marrim informacionet nga kompanitë ajrore, në mënyrë që ata vendosin për vonesat ose anulimet e fluturimeve, ndërsa të njëjtat ndodhin ose për shkaqe operative ose për shkak të kushteve të motit. Ajo që është më e rëndësishme është se dy aeroportet e vendit nuk kanë probleme me kapacitet të cilat mund të shkaktonin vonesa ose anulime. Ne nuk kemi pranuar ankesa nga udhëtarët sa i përket vonesave të fluturimeve. Zakonisht udhëtarët ankesat e tilla i drejtojnë te kompanitë ajrore ku kanë blerë biletat”, “TAV Maqedoni”.

Në periudhën nga 1 korriku deri më 25 korrik në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë realizuar gjithsej 1,572 fluturime. Në Aeroportin e Ohrit, në të njëjtën periudhë kohore janë realizuar gjithsej 100 fluturime. Në Aeroportin e Shkupit gjatë korrikut kanë arritur mbi 120 mijë udhëtarë, ndërsa mbi 85 mijë janë larguar. Në Aeroportin e Ohrit kanë aderuar mbi 18 mijë pasagjerë, ndërsa janë larguar mbi 9.500 pasagjerë./Alsat.mk

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?