KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AEK-u reagon për banerin “Kosova është Shqipëri”
Sport

AEK-u reagon për banerin “Kosova është Shqipëri”

Kosova News
Kosova News 18:07 -06/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Klubi grek i futbollit, AEK, ka reaguar për banerin “Kosova është Shqipëri”, të shfaqur të enjten gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës me Ajaxin.AEK-u i Athinës ka dënuar shfaqjen e këtij mesazhi dhe ka paralajmëruar largimin e përjetshëm nga stadiumi të përgjegjësve. Baneri, që bëri bujë të jashtëzakonshme, është shfaqur nga tifozë të AEK-ut.Tifozët grekë njihen për qëndrime anti-Kosovë, por kishte një ndryshim rrënjësor në qasje nga tifozët e AEK-ut të enjten mbrëma. Dhe klubi i famshëm grek është distancuar të premten nga ai veprim.AEK-u ka “shprehur neveri dhe ka dënuar shfaqjen për pak sekonda të banerit me përmbajtje ekstreme nacionaliste”.Sipas komunikatës, baneri i shfaqur nuk ka të bëjë asgjë me historinë e AEK-ut dhe atë që përfaqëson klubi.“AEK-u nuk ka nevojë që të dëshmojë asgjë më fjalë pasi e ka bërë me vepra, në mënyrë të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk mori kundër luftës”, ka shkruar klubi athinas.AEK-u e vlerësoi trishtuese dhe idninjuese shfaqjen e banerit, ndërsa ka thënë se nuk do të qëndrojë pa reaguar. Ka shkruar se ka nisur veprime për të gjetur përgjegjësit për “imazhin që me të drejtë trazoi masën e tifozëve tanë, që po ashtu e kanë kundërshtuar ashpër”.AEK-u ka shkruar se do t’i gjejë përgjegjësit dhe atyre do t’u ndalohet përgjithmonë hyrja në stadiumin e klubit.Reagimet për banerin ishin të shumta sidomos në Serbi. Mediat serbe e kanë vlerësuar “thikë pas shpine”.Banerët “Kosova është Serbi” janë të shpeshtë në Greqi dhe disa vende të tjera.

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Kosova News 06/10/2023 06/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë
19:14 -11/07/2026
Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj
18:47 -11/07/2026
Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit
18:28 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?