KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ademi: Kosova ka mentalitet fituesi, Botërori do të ishte “qershia mbi tortë”
Sport

Ademi: Kosova ka mentalitet fituesi, Botërori do të ishte “qershia mbi tortë”

Kosova News
Kosova News 22:52 -01/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vlerësuar vitin 2025 si një nga periudhat më të suksesshme në historinë e futbollit kosovar, duke theksuar se rezultatet e arritura janë fryt i një pune shumëvjeçare, strategjie të qartë dhe bashkëpunimi me UEFA-n dhe FIFA-n.

Në një intervistë të fundvitit për Radio Kosovën, Ademi tha se ngritja e Kosovës në ranglistën e FIFA-s në vendin e 80-të botëror dhe të 23-tin në Evropë, si dhe sukseset e klubeve dhe të Kombëtares, nuk janë të rastësishme.

“Është e vërtetë që në një vit vjen kurora e rezultateve, por është bërë shumë punë vite më parë. Jo vetëm nga unë apo nga ky Komitet Ekzekutiv, por që nga fillimi i organizimit të Federatës së Futbollit dhe nga momenti i pranimit në UEFA dhe FIFA. Viteve të fundit kemi krijuar një standard tjetër, të bazuar në një strategji të përbashkët me UEFA-n dhe FIFA-n, por edhe në realitetin dhe forcat e futbollit të Kosovës”, ka deklaruar Ademi.

Ai theksoi se kjo strategji është përqafuar nga futbollistët dhe shtabi teknik, duke u kthyer në rezultate konkrete në fushë.

“Rangimi është matësi më i mirë për një federatë, sidomos për një federatë që vetëm nëntë vite është pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s. Arritja në vendin e 80-të dhe vlerësimi i ligës sonë si një ‘storje suksesi’ nga FIFA dhe UEFA nuk janë rastësi. Liga jonë është ndër më të vlerësuarat dhe më të rangurat në rajon”, theksoi ai.

Ademi ia dedikoi suksesin e Kombëtares gjithë ekipit, duke veçuar kontributin e futbollistëve që kanë qenë pjesë e Kosovës që nga fillimet, në kushte shumë më të vështira.

“Këtë sukses ia dedikoj gjithë ekipit kombëtar, e sidomos atyre që kanë dhënë kontributin më të madh ndër vite. Futbollistët që kanë filluar në kushte krejt tjera, sot janë pjesë e një kombëtareje me mentalitet fitues”, tha ai, duke përmendur emra si Valon Berisha, Fidan Aliti, Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Arbër Zeneli, si dhe futbollistët e rinj që kanë krijuar një ekip homogjen dhe atmosferë shumë pozitive.

Presidenti i FFK-së vlerësoi po ashtu rolin e stafit të Federatës dhe shtabit teknik, duke theksuar se çdo hallkë ka kryer punën e saj në mënyrë profesionale.

“Organizimi i Federatës, shtabi teknik që e ka përqafuar projektin dhe strategjinë tonë, si dhe futbollistët që e kanë bartur barrën kryesore, kanë sjellë këtë sukses. Sot në Federatën e Futbollit ekziston një mentalitet fitues”, u shpreh Ademi.

Duke folur për ndeshjet e “play-off”-it, Ademi theksoi se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga asnjë kundërshtar, por njëkohësisht duhet të mbetet me këmbë në tokë.

“Nuk i kemi ndeshjet e lehta. Çdo ekip që ka arritur në këtë fazë ka cilësi dhe ambicie. Uroj që ndaj Sllovakisë ta kemi ekipin komplet. Nuk është puna që do të frikësohemi apo që të themi që jemi të sigurt që fitojmë, por do të bëjmë më të mirë e mundshme dhe është një ekip i cili realisht mund të bëjë çudira dhe i aftë të arrijë rezultate çdo kund. Uroj që të kemi dhe fatin atë ditë me veti dhe të na ndihmojë Zoti që të kalojmë atë pëngesë dhe pastaj në ndeshjen e fundit në Prishtinë do të jetë një spektakël, e që këtë mund ta garantojë dhe e di sepse e atmosferën e bëjnë Dardanët dhe gjithë populli”, tha ai.

E qershia mbi tortë, siç tha Ademi, do të ishte kualifikimi në Kupën e Botës.

“Sidomos një përballje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishte domethënie të veçantë, si falënderim për një shtet që ka ndihmuar Kosovën të bëhet shtet dhe vazhdon ta mbështesë”, theksoi ai.

Ademi ia atribuoi meritat e suksesit futbollistëve dhe stafit të Kombëtares së Kosovës, në krye me selektorin aktual Franco Foda, duke mos lënë pa përmendur edhe selektorët e mëparshëm.

“Që nga Ajet Shosholli, si selektori i parë, e deri te Franco Foda, të gjithë ata që kanë punuar për Kombëtaren e Kosovës kanë një pjesë të suksesit. Të gjithëve u jam mirënjohës”, nënvizoi Ademi.

I pari i FFK-së tregoi edhe emocionet e tij kur emri i Kosovës u tërhoq në shortin e Kupës së Botës. Ndonëse Kosova i ka edhe dy hapa për ta shkruar historinë, Ademi e përshkroi këtë moment si të veçantë dhe sikur në një moment ndjeu se iu realizua ëndrra.

“Të them të drejtën aty e kam pa vetën sikur kur e merr diplomën e fakultetit pas një punë të gjatë dhe kur shkon në ceremoninë e diplomës. Ashtu më dukej vetja dhe sikur e konkretizova gjithçka, sepse për një moment e pashë veten që jemi atje dhe realisht më dukej vetja si kur sapo diplomova në këtë punë. Thjesht është satisfakstion dhe ëndërr e imja kjo. Asnjë gjë tjetër nuk e dua, përveç që në kohën e Agim Ademit të arrihet kjo. Dhe sigurisht që të shkojë Kosova në Kupën e Botës do të ishte dhe gjëja më mirë dhe më bukur e futbollit, po ashtu edhe në Europianin e ardhshëm”, tha Ademi.

Tutje në intervistën për Radio Kosovën, presidenti i FFK-së foli për rëndësinë e diasporës dhe mërgimtarëve në zhvillimin e kombëtares, duke e cilësuar këtë si një nga asetet më të rëndësishme. Ai vlerësoi se angazhimi i trajnerit Foda dhe strategjia e FFK-së kanë krijuar një sinkron të jashtëzakonshëm brenda ekipit.

“Realisht këtu është edhe fati, por gjithsesi trimat i përcjellë fati. Mirëpo, faktikisht në këtë rast, na kemi punuar me një strategji tonën se çka na dëshirojmë dhe qysh duam të ecim. Ja kemi ofruar Fodës dhe ai e ka përqafuar këtë strategji që kemi pas, duke pas parasysh, normalisht edhe kërkesat e tij të cilat i kemi inkorporuar aty ku është dashur. Sa i përket ardhjes së lojtarëve të rinj, unë këta më shumë ia lë si kontribut njerëzve tonë që janë nëpër vendet e ndryshme të botës, krejt ku ka shqiptarë, por edhe trajnerëve dhe njerëzëve këtu që janë, sepse kemi futbollistë edhe nga liga jonë. Gjithsesi unë diasporën e konsideroj si një ndër asetet më të rëndësishme të federatës, për vetë faktin që këta njerëz i kanë lindë fëmijët atje dhe i kanë rritë me idenë patriotike dhe ia kanë futë Kosovën në kokë. Kjo është një gjë që nuk ndodhë në botë te asnjë popull, sepse normalisht, shumica e futbollistëve që luajnë të ne, vendlindjen e kanë prej shtetit nga vijnë”, ka thënë Ademi.

Ai ka falënderuar mërgimtarët që ndonëse fëmijët e tyre nuk e kanë Kosovën vendlindje, kanë bërë që ata ta duan atë si vendlindjen e tyre.

“Prindërit e tyre e kanë vendlindjen këtu dhe dojnë me çdo kush me ndihmu Kosovën dhe në çdo periudhë i kanë ndimuar Kosovës. Kur ka qenë nevoja me mjete financiare e kanë bërë me mjete, kur ka qenë nevoja luftës me vetë flijimin e tyre në luftë, tani kur është nevoja e sportit, me fëmijët e tyre në sport. Nuk ka gjë më bukur, kur ke një potencial të tillë. Nuk kam dëgjuar sllogan më të bukur ka kohë sesa të Albian Hajdarit, i cili thotë se ‘ndoshta Kosova është e vogël, por për mua është krejt bota’”, ka nënvizuar Ademi, sipas të cilit kjo dëshmon dashurinë e madhe që mërgimtarët dhe fëmijët e tyre kanë për Kosovën.

Gjithashtu lexoni:

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

Kosova News 01/01/2026 01/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?