KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Achraf Hakimi mund të përballet me gjyq për përdhunim
Sport

Achraf Hakimi mund të përballet me gjyq për përdhunim

Kosova News
Kosova News 20:04 -01/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, mund të përballet zyrtarisht me gjykim për akuzat për përdhunim, pas një kërkese të paraqitur nga zyra e prokurorit publik të Nanterre, raportoi të enjten gazeta franceze Le Parisien.

Rasti daton që nga shkurti i vitit 2023, kur një grua 24-vjeçare akuzoi Hakimin për përdhunim në banesën e tij, pas një takimi që kishte ndodhur pasi ata u lidhën përmes Instagramit. Në dhjetor të po atij viti, gjatë një përballjeje në prani të autoriteteve, ajo konfirmoi sërish versionin e saj të ngjarjeve.

Hakimi ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i quajtur ato të rreme dhe pjesë të një përpjekjeje për zhvatur para. Përfaqësuesit ligjorë të lojtarit janë shprehur të bindur në pafajësinë e tij dhe e kanë quajtur procesin “i nxitur nga spekulime dhe keqkuptime”.

PSG ka ruajtur një qëndrim të kujdesshëm, por ka shprehur mbështetje për lojtarin dhe besim në drejtësinë franceze. Futbollisti ndodhet nën mbikëqyrje gjyqësore, me ndalim të kontaktit me paditësen, por pa kufizime të tjera që e ndalojnë të luajë futboll profesional.

Kërkesa e prokurorit për ngritjen zyrtare të akuzave nënkupton se çështja mund të kalojë në fazën e gjykimit penal, nëse një gjykatës hetues vendos që ka mjaftueshëm prova për ta çuar më tej procesin.

Avokati i paditëses e ka cilësuar këtë zhvillim si një “hap domethënës drejt drejtësisë dhe mbrojtjes së viktimave të dhunës seksuale”.

Aktualisht, Hakimi është me pushime dhe është parë në shoqërinë e mikut të tij të ngushtë, Kylian Mbappé, me të cilin ndante dhomën në kampin stërvitor të PSG-së dhe Real Madridit.

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Kosova News 01/08/2025 01/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?