Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një 19-vjeçare nga Podujeva ka kërkuar tretman mjekësor më 1 korrik, pas së cilës dyshohet se ka kryer një abort në mënyrë të paligjshëm.
Për 19-vjeçaren, me inicialet Xh.L Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Sipas saj, kjo kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës është bërë për shkak të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.L., për shkak të veprës penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.
Lidhur me rastin në fjalë, ishte arrestuar edhe një grua që raportohet se është e ëma e 19-vjeçares.
Nënë e vajzë tashmë janë arrestuar nga policia, ndërsa Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tyre.