KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Popujt maten me shpirtin dhe gatishmërinë për sakrificë
Siguri

Abdixhiku në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Popujt maten me shpirtin dhe gatishmërinë për sakrificë

Kosova News
Kosova News 11:18 -05/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën solemne të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku theksoi se në momentet vendimtare popujt nuk maten me numra apo territore, por me shpirtin dhe gatishmërinë për sakrificë.

Abdixhiku foli për sakrificën e Adem Jasharit.
“Këto prova të thella morale shtrojnë një dilemë sot thjesht, ashtu edhe të rëndë për shumë gjenerata. Dilemën dhe pyetjen se për çfarë është një popull i gatshëm të jetojë dhe çfarë është i gatshëm të sakrifikojë. Në ato çaste, popujt nuk maten më me numra, nuk maten as me territore, edhe më pak me forcë luftarake. Ata maten me shpirtin e tyre, me gatishmërinë për të mbrojtur atë që e konsiderojnë të shenjtë, më të shenjtë sesa veten e tyre. Në ato çaste vendimtare, historia kërkon njerëz që janë në lartësinë e saj. Njerëz që e kuptojnë se jeta e tyre nuk u përket më vetëm atyre, por është e destinuar për një fat shumë më të madh kombëtar“, tha ai.

Ai nderoi të rënët për liri dhe tha se sakrifica nuk është humbje por akt i krijimit.

“Ata janë njerëz që ndoshta lindin si të gjithë të tjerët, jetojnë si të gjithë të tjerët, porse në momentin e provës epokale ngrihen mbi frikën, mbi instinktin e mbijetesës që mund ta ketë secili prej nesh dhe bëhen bartës të një përgjegjësie shumë më të madhe se vetë jeta e tyre. Pra thënë shkurt: sakrifikohen. Tani sakrifica është akt madhështor, në fakt është akti më madhështor që qenia njerëzore në tokë, por edhe në raportin e saj me hyjnoren, pra me vetë Zotin, arrin ta ndërtojë. Sepse sakrifica nuk është vetëm akt i luftës, ajo është një filozofi e vetë jetës. Në këtë kuptim, sakrifica nuk është humbje. Ajo është një formë e rrallë e krijimit. Sepse përmes saj lind kuptimi më i thellë i një populli për vetveten“, tha Abdixhiku.
Abdixhiku foli për krijimin e komandantit Adem Jasharit.

“Adem Jashari, para së gjithash një njeri i një vendi të shtypur, ishte një njeri i një toke jo të lirë, i një shtëpie shumë fisnike dhe i një familjeje me një kujtesë të trashëguar.

Në botën e përditshmërisë së tij, aty ku rrëfimet për qëndresën e brezave të mëparshëm përziereshin me jetën e përditshme të brezit të tij, historia nuk ishte diçka e largët. Ajo ishte një prani e vazhdueshme, e pranishme mes një ode të një kulla me plot miq. Mbi atë prani të vazhdueshme e të pranishme u krijua edhe Ademi”, tha i pari i LDK-së

Gjithashtu lexoni:

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Kosova News 05/03/2026 05/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?