KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Më 9 shkurt bie mafia energjetike
Lajme

Abdixhiku: Më 9 shkurt bie mafia energjetike

Kosova News
Kosova News 20:37 -19/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se me 9 shkurt, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare, do të ndodhë rënia e mafias energjetike në vend.

Abdixhiku ngriti akuza të rënda ndaj personave të lidhur me këtë industri, duke përmendur emra të njohur si Nagip Krasniqi, i cili është caktuar në krye të KEK-ut nga partia në pushtet.

Sipas Prokurorisë Speciale, Krasniqi është i akuzuar për negocimin e një tenderi sekret me vlerë prej 3.4 milionë eurosh.

Ky tender është negociuar në një periudhë kur Blloku A5 i KEK-ut qëndronte jashtë funksionit për plot 9 muaj.

Gjatë asaj kohe, Kosova ishte e detyruar të blinte rrymë me kosto të lartë, që arrinte deri në 1 milion euro në ditë, barrë kjo që binte mbi qytetarët e Kosovës, pasi Qeveria kishte rritur çmimet e energjisë për 100%.

Një tjetër person i përfshirë në këto akuza është Martin Berishaj, i cili, megjithëse në postin e ambasadorit, hetohet për ndërmjetësimin e blerjes së energjisë.

Për këtë shërbim, ai dyshohet se ka përfituar 2 milionë euro nga kompania GEN-I me seli në Beograd, ndërsa nga një bankë në Prishtinë ka tërhequr 1.5 milionë euro para të gatshme.

Abdixhiku po ashtu akuzoi kryeministrin për mbrojtjen e këtyre individëve, duke theksuar se mafia energjetike ka rrënjë të thella në pushtetin aktual.

Sipas tij, kjo mbrojtje publike e personave të përfshirë në skandale të tilla vjen nga vetëbesimi i paprekshëm që ata ndjejnë, falë shumicës parlamentare prej 51%.

“Më 9 shkurt bie mafia energjetike! Pas 9 shkurtit, hetimet e pavarura të një sistemi juridik pa presion popullist do të sjellin në dritë të gjithë tenderët sekretë. Kemi ngritur mjaftueshëm fakte për 113 tenderë sekretë në KEK, dhe mbi 877 të tjerë në gjithë Qeverinë për tre vite – pothuajse një në ditë,” përfundoi Abdixhiku

Gjithashtu lexoni:

Rreth 700 ankesa të qytetarëve ndaj policisë gjatë vitit 2024 për keqtrajtime e vepra të tjera

Gjykata cakton një muaj paraburgim për pesë policët në rastin e Agon Zejnullahut

PDK-ja zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit

Lajm historik: Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e vendeve në situatë konflikti – Murati: Fitore për stabilitetin tonë

Përfundoi seanca dëgjimore ndaj pesë policëve në lidhje me vdekjen e 27 vjeçarit në Lipjan

Kosova News 19/08/2024 19/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Wed
16 °C
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Rritja ekonomike, në shërbim të progresit demokratik dhe mirëqenies sociale
19:01 -09/07/2025
Kosova largohet nga lista e vendeve në konflikt, BQK-ja e mirëpret vendimin
18:57 -09/07/2025
Ancelotti dënohet me një vit burg
18:23 -09/07/2025
Mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports i cili po organizohet në Kosovë
18:12 -09/07/2025
Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan
18:02 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?