Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish kryetari iGjilanit, Lutfi Haziri, kanë reaguar pas paralajmërimeve nga Qeveria se punëtorët që futen në grevë do të penalizohen në paga.
I pari i LDK-së thotë se Qeveria në vend të dinjitetit, punëtorëve po iu bënë kërcënime, ndërkaq Haziri ka deklaruar se Kurti po blen kohë, i shtyn problemet prej mbrëmjes në mëngjes
Sipas Abdixhikut, kërkimi i listave të grevistëve është kërcënim ndaj proceseve demokratike në vend dhe vet shtetit juridik.
“Ky është narracioni i një pushteti autokratik që deri dje premtoi mirëqenie e zhvillim, sot shpërndanë frikë e kërcënim. Kërkimi i listave të punonjësve në grevë nga ana e Qeverisë përveçse presion i drejtpërdrejtë ndaj punëtorëve të sektorit publik është dhe kërcënim ndaj proceseve demokratike në vend dhe vet shtetit juridik”, ka shkruar Abdixhiku.
Opozitari thotë se shoqëria kosovare duhet të rreshtohet prapa mësuesve, mjekëve e shërbyesve publik që sipas tij me plot të drejtë, në krizën më të madhe ekonomike, kërkojnë dialog, dinjitet e përballueshmëri.
Lexo po ashtu:
“Këtë përballueshmëri ata se gjejnë dot. Ata kanë gjetur një kryeministër që me frikë e kërcënim, provon t’i mbulojë të gjitha dështimet e tij. Ndërprerja e kontratave të tyre, në këtë kohë krize, është goditja më e rëndë që një Qeveri mund t’u japë qytetarëve të vet. Kështu nuk duhet të duket Kosova demokratike, kështu nuk duhet të trajtohen punëtorët tanë. Kryeministri i premtimeve, që sot s’mund ta mbajë asnjë, po dëshmon, si çdo ditë, që është i paaftë për të menaxhuar me vendin, kërkesat qytetare e krizat e mëdha”, ka shkruar tutje Abdixhiku.
Lexo po ashtu:
Ndryshe, sot sektori publik në Kosovë nga sot ka nisur grevën e përgjithshme, pasi që sindikalistët nuk kanë arritur të bien dakord me Qeverinë e Kosovës rreth kërkesës së tyre për mbështetje prej 100 eurove.
E pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva.
Lexo po ashtu:
Nga ana tjetër edhe Ish-kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon “sot për nesër” dhe nuk ka as kapacitete e as ekip për t’u përballur me problemet e shumta me të cilat përballet vendi.
Derisa Kosova është në zgrip nga kriza energjetike, ekonomike, inflacioni e grevat e sindikatave, Haziri, në një intervistë për Gazetën Enigma, ka thënë se për dalje nga kriza “nuk po shihet as drita në fund të tunelit” sepse nuk ka vendosje të masave që e zbusin krizën.
Kur është pyetur të veçojë ndonjë ministri ose dikaster të Qeverisë Kurti, nënkryetari i LDK-së ka theksuar se perforatori e dobët i atribuohet krejt kabinetit në krye të të cilit është kryeministri Kurti.
“Fatkeqësisht, Albin Kurti po e administron Kosovën, nuk po qeveris. Qeverisja e mirë mbetet vetëm një ëndërr”.
“Nuk mund të veçohet një sektor apo ministri… Kemi një reagim linear, një ngulfatje të njëjtë lineare. Kemi mospërgjigje, moskomunikim me organizatat buxhetore, moskomunikim me qytetarin, mostransparencë dhe varshmëri kronike në vendimmarrje të kryeministrit apo të liderit të tyre, e që kjo vjen si pasojë e politikave të VV-së. Por, qeveria dhe institucionet e shtetit nuk janë parti politike. Nuk janë komisione dhe sektorë që menaxhohen brenda një partie politike, por janë organe ku duhet të funksionojë mekanizmi i ligjit”.
Haziri shprehet se Kurti vetëm i shtyn problemet “prej mbrëmjes në mëngjes”.
Qasje të njëjtë, sipas tij, kreu i Qeverisë dhe i Vetëvendosjes ka edhe ndaj dialogut. “Unë besoj shumë që ai nuk është i interesuar të negociojë, por më shumë të menaxhojë proces dhe të shtyjë, për të blerë kohë”.
Nënkryetari i LDK-së ka potencuar se gjatë mandatit të kësaj qeverie nuk ka pasur njohje, por vetëm çnjohje.
“Gjashtë shtete të Pacifikut, gjatë mandatit të Kurtit që nuk ia kanë konfirmuar Kosovës, por sipas burimeve të partnerëve tanë, për shkak të lobimit të Serbisë i kanë tërhequr njohjet. Sidoqoftë, ne e kemi njohjen historike të Izraelit në mandatin e LDK-së dhe aty ka mbetur puna”.
Haziri flet edhe për qeverisjen komunale të pasardhësit të tij në pozitën e kryetarit të Gjilanit, Alban Hysenit, duke e ka quajtur “një vit të humbur”.
Haziri ka folur edhe për projektin e renovimit të stadiumit të Gjilanit, por edhe autostradën Gjilan-Prishtinë, projekte këto që ende nuk kanë përfunduar qe një kohë të gjatë.
“Fatkeqësisht kanë mbetur aty ku i kemi lënë. Janë degraduar. Investitorë në programet për zhvillim janë BERZH, Banka Botërore Investimeve dhe institucionet tjera financiare ndërkombëtare, por mungesa e një menaxhimi”.