KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abazoviq: Nuk jap dorëheqje, fjalimi im në Srebrenicë ishte universal
Rajon

Abazoviq: Nuk jap dorëheqje, fjalimi im në Srebrenicë ishte universal

Kosova News
Kosova News 21:16 -20/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë të mërkurën gjatë një fjalimi në Kuvend se nuk do të japë dorëheqjen dhe se fjalimi i tij në Srebrenicë “ishte universal”.

Ndaj Abazoviqit janë shtuar thirrjet për dorëheqje pas dy veprimeve të tij, që opozita në Mal të Zi i quan skandale.

Abazoviq po kritikohet për miratimin e marrëveshjes themelore, në bazë të së cilës do të rregullohet marrëdhënia mes shtetit dhe Kishës Ortodokse Serbe. Kjo temë e mundon Malin e Zi tash e shumë vjet, por asnjë kryeministër nuk e kishte çuar deri në fund, pasi Kisha Ortodokse Serbe nuk e njeh Kishën Ortodokse të Malit të Zi.

Abazoviq arsyetoi edhe fjalimin e tij në përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës të shkaktuar nga forcat serbe më 1995, kur u vranë mbi 8300 myslimanë të Bosnjës. Ai gjatë fjalimit tha se “në Srebrenicë nuk janë mbytur myslimanët e Bosnjës, por njerëzimi”.

Kjo nxiti reagime të ashpra në Bosnjë dhe Mal të Zi. Gjatë seancës të së mërkurës, deputetë nga partia e presidentit Milo Gjukanoviq, thanë se “Abazoviqi e ka turpëruar Malin e Zi”.

Por Abazoviq e sheh ndryshe gjithë këtë.

“Kur kam zbritur nga skena, më ka përqafuar një nënë e Srebrenicës. Problem u bënë zgjedhjet në Bosnjë. Problemi është i natyrës tjetër. Problemi është se duhet mbytur frymën kosmopolitane të kryeministrit të Malit të Zi, jo vetëm në Mal të Zi”, tha Abazoviq.

Por me këtë nuk u pajtua deputetja e DPS-së, Draginja Vuksanoviq Stankoviq.

“Në Srebrenicë nuk mbajtët fjalim universal, por atë që ua ka shkruar Aleksandar Vuçiqi”, tha ajo./koha.net

Gjithashtu lexoni:

Pacolli: Nga e hëna nis zbatimi i projektit të banimit social

Pacolli: 37 milionë euro për zhvillimin e balancuar të territorit

Ngacmoi seksualisht një grua dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i dyshuari

Arrestohen tre persona në Leposaviq, dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari

Maqedonci: Optimizimi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?