Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë, në konferencë për media ka thënë se AAK-ja kërkon nga pozita dhe opozita që me urgjencë të shqyrtojnë kërkesat e Policisë së Kosovës.
Berisha ka thënë se është hera e parë që Njësia Elite del për protestë para qeverie,ndërkohë ata po trajtohen jo-seriozisht nga kjo e fundit.
“Policia e Kosovës nuk është parti politike. Po ju drejtohem qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk e dinë se çka do të thotë me i bartë tetë kilogram në shpinë, nuk e dinë sa shumë ushtrime e sakrificë duhet ë bëjnë për të ushtruar profesionin e policit, në një situatë çfarë jemi sot në veriun e Kosovës, të cilën punë po bënë Policia e Kosovës sot”, tha pos tjerash Berisha.

