KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A do të vendosen shenja ndalimi për kërcim nga ura e Ujmanit?
Lajme

A do të vendosen shenja ndalimi për kërcim nga ura e Ujmanit?

Kosova News
Kosova News 16:27 -30/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një shenjë që ndalon kërcimin prej urës, apo edhe disa rrethoja më të larta, do të duhej të vendoseshin në urën e Liqenit të Ujmanit, thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti.

Çështja e sigurisë në vende të tilla u tematizua edhe më shumë pas një ngjarjeje tragjike që ndodhi të dielën, më 27 korrik.

Një 33-vjeçar u raportua se kërceu nga ura dhe u mbyt në Liqenin e Ujmanit.

Trupi i tij u gjet vetëm tri ditë më vonë nga ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Përderisa aksidenti nuk ka ndodhur si rezultat i përplasjes në komunikacion ose diçka të ngjashme, krejt çfarë mund të jetë është një shenjë komunikacioni që ndalohet kërcimi prej urës dhe ajo nuk është ekskluzivisht shenjë e komunikacionit, por është një prej shenjave që ne i propozojmë – që nuk lejohet kërcimi prej rrugës. Mundet gilinderat [rrethojat] të ngriten më lartë që qytetarët të mos mund ta përdorin mundësinë e kërcimit… ajo është nën juridiksionin e Ministrisë së Infrastrukturës. Ajo rrugë duhet të jetë në juridiksionin e tyre dhe nëse ata nuk kanë shenjë të komunikacionit, e adaptojnë një”, thotë Ahmeti.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë se, pas rastit tragjik të 33-vjeçarit, kanë diskutuar me Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” për vendosjen e shenjave.

“Jo, s’ka pasur [shenja paralajmëruese]….Kemi biseduar [me Ibër Lepencin] pasi ka ndodhur rasti, u kemi thënë se kush është përgjegjës për vendosjen e shenjave aty dhe besoj që Ibër Lepenci e merr sepse ata janë përgjegjës për liqen e për këto, ata do të punojnë për vendosjen e shenjave ku do që ka nevojë të përcaktojë vendin, zonën e ndalimit ku nuk duhet të lahen”, thotë ai.

Por, kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka ka thënë se nuk është kompetencë e ndërmarrjes që të vendosë për shenjat në rrugë, ndërsa pohon se duhet të ketë koordinim në mes të institucioneve.

“Nuk ka pasur shenja. Ato normalisht duhet të koordinohen, unë nuk vendosi shenja. Duhet me u thirr në ndonjë ligj që të vendosen shenja. Sa i përket infrastrukturës, sa i përket Ibër Lepencit në digë, në kanal edhe në central shenjat janë. Tash unë nuk mund të vendosi shenja nëpër ura, nëpër krejt autostradën që kalon ka liqeni… Unë nuk mund t’i vendosi vet këto gjëra, normalisht që duhet të kemi koordinim jo vetëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sepse këtu ngërthehen shumë gjëra. Është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është liqeni. Ende statusi i liqenit nuk është i definuar a është uji për pije, sepse uji i liqenit të Ujmanit përdoret për pije. I ka disa kufizime të caktuara, është pak një operacion që kërkon ndërthurje të shumë ministrive”, thotë ai.

Në anën tjetër, Departamenti i Menaxhimit të Rrugëve në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës nuk është përgjigjur lidhur me këtë çështje, deri në publikimin e këtij artikulli.

“Nuk kam informacion, [nëse ka pasur shenja paralajmëruese] është pjesë e rrugëve, me siguri ka pasur por dërgo pyetje tek departamenti mandej ju përgjigjen më saktësisht…”, deklaron Durmishi.

Ndryshe, liqeni i Ujmanit ndodhet në Zubin Potok, e cila është një nga katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Dje, gjatë kohës sa po zhvillohej operacioni i kërkim-shpëtimit, kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri tha se terreni është i vështirë dhe se thellësia është e madhe.

“Terreni është bukur i vështirë në 30 deri në 40 e më shumë metra thellësi, 60 është këtu por mund të jetë edhe më tepër. Ka mbeturina të ndryshme që në thellësi është vështirë që operimi duhet teknikisht të jetë i pajisur”, ka deklaruar Zeqiri..

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

Kosova News 30/07/2025 30/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Trump: Kina dhe Rusia do të përballen me pasoja nëse e ndihmojnë Iranin
19:31 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?