KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis zbatimi i vendimit të MINT për marzhën e fitimit për derivatet në Kosovë
Ekonomi

Nis zbatimi i vendimit të MINT për marzhën e fitimit për derivatet në Kosovë

Kosova News
Kosova News 13:50 -13/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Naftëtarët në vend po e respektojnë vendimin e fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për marzhën e fitimit, përkundër që Shoqata e naftëtarëve ka shprehur pakënaqësi për këtë vendim.

Mirëpo, kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani bën të ditur se janë zbutur qëndrimet e naftëtarëve të cilët në mbledhjen e fundit ishin të tensionuar dhe kishin kërkuar protesta dhe mbyllje të pikave të karburanteve,

Megjithatë, Berjani paralajmëron se këtë vendim do ta dërgojnë në Gjykatën përkatëse për shqyrtim, pasi që sipas tij është i kundërligjshëm.

Se ka pasur abuzim me çmime nga ndonjë kompani, Berjani thekson se nuk ka informacione për këtë, por për këta ai shton se duhet te merret inspektorati dhe organet kompetente.

“Vendimi është duke u respektuar dhe është i plotfuqishëm. Por, në mbledhjen e kuvendit të shoqatës tonë situata ka qenë e tensionuar, ku anëtarët kanë kërkuar të protestohet dhe mbylljen e pikave të shitjes së karburanteve. Mirëpo, kemi dalë nga ajo situatë dhe kemi vendosur që t’i drejtohemi gjykatës për vendim e ministrisë. Ne iu kemi drejtuar me një letër-kërkesë ministres, sot presim të na kthehet përgjigja. Megjithatë si ta kemi përgjigjem, ne do t’i drejtohemi gjykatës”, ka thënë ai.

Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ditë më parë ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë eurocentë për litër.

Berjani ka treguar se sot çmimet e derivateve janë: 1.37 eurocentë për naftë dhe 1.34 eurocentë për benzinë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës si dhe raportin e Inspektoratit të Tregut lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse./ksp

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 13/02/2023 13/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?