KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesë vendet më të mira për të rritur fëmijët
Lajme

Pesë vendet më të mira për të rritur fëmijët

Kosova News
Kosova News 11:27 -13/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kushtet ekonomike, vështirësitë në gjetjen e një pune, cilësia e arsimit apo sistemi shëndetësor janë disa nga faktorët pse njerëzit largohen nga vendlindja e tyre. Megjithatë, së fundmi, familjet e reja po zgjedhin të zhvendosen në shtete që konsiderohen idele për rritjen e fëmijëve. Sipas analizave të kryera nga ekspertë të organizatës Unicef, këto janë pesë shtetet më të mira për fëmijët.

Japonia

Japonia renditet në vendin e parë sa i takon shëndetin fizik, duke pasur vdekshmërinë më të ulët në botë të fëmijëve, si dhe numrin më të vogël të atyre që vuajnë nga obeziteti. Në raportin e fundit të Unicef-it, Japonia renditet e dyta për “botën rreth fëmijës” – një kategori që përfshin aspekte si hapësirat e gjelbra, siguria në trafik dhe nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ndotjes së ajrit ose ujit.

Japonia është gjithashtu një nga vendet më të sigurta për familjet. Shkalla e përgjithshme e vrasjeve është 0.2 për 100.000 banorë. “Fëmijët shkojnë vetë në shkollë që nga mosha gjashtëvjeçare. Ata marrin autobusin, trenin ose ecin në këmbë në mes të Tokios”, thotë një banore vendase. Përveç shëndetit dhe sigurisë, Japonia ka gjithashtu një nga sistemet arsimore më të mira në botë, duke u renditur në vendin e 12-të midis 76 vendeve dhe rajoneve.  

Estonia

Ndonëse nuk është në krye të renditjes së përgjithshme të Unicef-it, Estonia vlerësohet për një numër të madh faktorësh. Fëmijët janë të ekspozuar shumë pak ndaj ndotjes së ajrit, ndotjes akustike apo pesticideve. Ka hapësira ​​të shumta të gjelbra dhe fëmijët argëtohen në parqe e kënde lojërash që gjenden pothuajse në çdo lagje. 

Një nga pikat më të forta të vendit baltik është sistemi arsimor. Shkollat punojnë shumë me fëmijët për t’i mësuar në shkenca ekzakte, arte, por dhe në aftësitë teknologjike. “Tashmë që në kopshte, ka robotë, tableta inteligjentë, të gjitha të përdorura si pjesë e të mësuarit bazuar në lojë”, tha Anne-Mai Meesak, punonjëse në Ministrinë e Arsimit. Estonia, gjithashtu, ka disa nga politikat më bujare për prindërit e rinj sa i takon pushimeve vjetore dhe paketave ekonomike.

Spanja

Sipas Unicef-it, Spanja ka nivelin më të ulët të fëmijëve që sëmuren për shkak të ndotjes së ajrit ose ujit.  Pavarësisht se ka politika të dobëta për sa i përket shërbimeve sociale, arsimore dhe shëndetësore, gjithsesi, fëmijët në Spanjë kanë mirëqenie të lartë. Ata dallojnë për aftësitë sociale, artistike dhe akademike. Vendi renditet i treti për mirëqenien mendore të fëmijëve dhe i katërti për aftësitë akademike dhe sociale, ndërsa shkalla e vetëvrasjes së adoleshentëve është thuajse inekzistente.

Finlanda

Finlanda, e cila renditet e pesta në raportin më të fundit të Unicef-it, konsiderohet vendi ideal sa i takon hapësirave të gjelbra dhe cilësisë së ajrit. Është gjithashtu një nga vendet me performancën më të mirë në botë për sa i përket arsimimit dhe aftësive matematikore të fëmijëve. Shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve të grupmoshës nga 5 deri në 14 vjeç është një nga më të ulëtat në botë, më pak se gjysma e asaj në SHBA. Përgjithësisht, fëmijët mësohen që në moshë të vogël të jetojnë në një marrëdhënie të ngushtë me natyrën, duke luftuar kështu ankthin dhe depresionin. Megjithatë, shpesh prindërit i tremben në Finlandë dimrit të errët dhe të ftohtë. Por me kalimin e kohës, mësohen me të, duke shijuar bukuritë natyrore që fal ky vend nordik.

Holanda

Në krye të klasifikimit është Holanda, e cila vlerësohet shumë për sa i takon shëndetit mendor të fëmijëve dhe aftësive të tyre shkollore. Nëntë nga dhjetë fëmijë thonë se ndihen të lumtur dhe se bëjnë miq lehtësisht. Kjo sepse shteti u mundëson fëmijëve të marrin pjesë në kurse të ndryshme dhe aktivitete të shumta sportive apo artistike, pa asnjë pagesë. Holanda u ofron mbështetje shumë të madhe edhe prindërve, duke iu dhënë ditë të shumta pushimesh dhe ndihmë ekonomike.  

Gjithashtu lexoni:

KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Kosova News 13/02/2023 13/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

13/06/2026
21:59 -13/06/2026
“Po përparojmë çdo ditë”/ Putin: Rusia ka mbi 700 mijë ushtarë të vendosur në Ukrainë
21:56 -13/06/2026
Siria mohon raportimet për planet për të ndërhyrë ushtarakisht në Liban
21:53 -13/06/2026
Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit
21:22 -13/06/2026
KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi
20:33 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?