Ministrat e Qeverisë Kurti kanë shijuar borën këtë të diel në Rekën e Allagës në Rugovë.
Një fotografi të përbashkët e shpërndau zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi, ku aty shihen zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministrja e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si dhe ndër të tjerë, edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Sipas zëvendëskryeministres Rexhepi, e gjithë kjo u organizua nga ministri Krasniqi, për të shënuar dyvjetorin e nisjes së punës.


