KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Refuzohet plani i vilave në Batllavë: Pronarët akuzojnë Komunën, kjo thotë se po e zbaton ligjin
Ekonomi

Refuzohet plani i vilave në Batllavë: Pronarët akuzojnë Komunën, kjo thotë se po e zbaton ligjin

Kosova News
Kosova News 21:34 -11/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy sipërmarrës po e akuzojnë Komunën e Podujevës për pengim të dhënies së lejeve për një projekt të tyre në fshatin Batllavë të Podujevës.

Arkitekti Visar Geci, bashkë me bashkëpunëtorin e tij Blend Zymi, kanë akuzuar direkt drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Podujevës, Leutrim Krasniqin, për këtë rast.

Ideatori i këtij projekti, Visar Geci, tha se hapi i tij i parë për t’u pajisur me leje ndërtimore për ndërtimin e disa kasolleve në Batllavë ka qenë duke kërkuar mendim profesional nga ana e Autoritetit Rajonal i Pellgjeve Lumore, pranë Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ai thotë se në përgjigjen e Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore thuhet se “sa i përket kërkesës suaj, vendosja e kasolleve (shtëpi malore montazh) të projektuara enkas për terrene të pjerrëta, pa pasur nevojë me ndërhyrjen në relievin ekzistues, meqenëse projekti i prezantuar nga kompania juaj, siç është paraqitur në projekt idenë, i cili nuk e atakon zonën e parë strike, zyrtarët kompetentë kanë ardhur në përfundim se realizimi i këtij projekti në parim nuk ndalohet, por fillimisht duhet të aplikohet për t’u pajisur me Kushte Ujore, siç e parasheh Udhëzimi Administrativ për Procedurat për Leje Ujore, me të cilat do të paraqiten kushtet dhe kriteret për realizimin e këtij projekt”.

Ndërsa, sipas Gecit, drejtori i Urbanizmit në komunën e Podujevës, Leutrim Krasniqi, ka kryer vepër penale, pasi sipas tij, i njëjti ka lëshuar dy dokumente me numër të njëjtë protokolli, ndonëse të lëshuara në data të ndryshme.

Në dokumentin e parë të Komunës së Podujevës, dokument ky i publikuar nga Geci, thuhet se “ju njoftojmë se kjo ngastër kadastrale ku pretendohet të bëhet ndërtimi i kasolleve të banimit është e përfshirë në hapësirën e përcaktuar si tokë pyjore, jo ndërtimore, bazuar në Planin Zhvillimor Komunal”.

Për këtë përgjigje, Geci tha për Klankosova.tv se drejtori i Urbanizmit, Leutrim Krasniqi, nuk është i thirrur ta bëjë, por sipas tij, Krasniqi është i thirrur vetëm të tregojë nëse Komuna ka ndonjë plan tjetër në parcelën përkatëse.

Ndërsa, në dokumentin e dytë të lëshuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës thuhet se “nga kjo ngastër kadastrale, ku pretendohet ndërtimi i kasolleve të banimit, ju njoftojmë se komuna e Podujevës nuk ka në projekt ndonjë investim për interesa publike – shoqërore. Parcela me nr. 00485 – 2 është e përfshirë në hapësirën e përcaktuar si tokë pyjore, bazuar në Planin Zhvillimor Komunal”.

Ndërkaq Geci, që është edhe pronar i kompanisë projektuese të vilave në Batllavë, bashkë me partnerin e tij Blend Zymi, pretendon se drejtori i Urbanizmit në Podujevë, Leutrim Krasniqi, ka kryer edhe një tjetër vepër penale, pasi sipas tij, ai ka keqpërdorur detyrën zyrtare, ka bërë falsifikim të dokumenteve dhe ka kryer veprën penale “ushtrim ndikimi”.

Geci thotë se Krasniqi përmes një e-maili i ka kërkuar Ministrisë së Urbanizmit që të anulojë kërkesën për ta pajisur me pëlqim mjedisor kompaninë për ndërtimin e vilave.

Ai, po ashtu thotë se Drejtori Krasniqi ka falsifikuar informatën ku mes tjerash shkruan se “së pari duhet të pajiset me kushte ndërtimore në Komunë e pastaj me pëlqim mjedisor në ministri”, por që sipas tij, duhet të jetë e kundërta.

Geci, i cili e ka bërë planin për ndërtimin e vilave, thotë se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ia ka refuzuar pëlqimin mjedisor.

Zyrtari i MMPHI-së, Naim Alidema, në arsyetimin e refuzimit të pëlqimit mjedisor, ka thënë fletëpagësa nuk shihet mirë dhe se “referuar kërkesës së Leutrim Krasniqit, drejtor i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Komuna e Podujevës, për anulimin e Pëlqimit Mjedisor pasi që destinimi i parcelës është tokë pyjore, ku nuk lejohet ndërtimi, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nxjerr vendim për REFUZIMIN e kërkesës së kompanisë ‘Kasolla 34’ për Pëlqim Mjedisor për 30 objektet e kasolleve që do të ndërtohen në Zonën Kadastrale Brainë, Komuna e Podujevës”.

Ndërsa, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, drejtori i Urbanizmit në Podujevë, Leutrim Krasniqi, dokumentet dhe pretendimet e bëra nga Geci i quan si sulme ndaj tij dhe kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Persona të caktuar janë hatëruar për shkak të mos realizimit të kërkesës së tyre për ndërtimin e vilave pranë Liqenit të Batllavës”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai thotë se bazuar në ligjet përkatëse, palët kanë aplikuar për informim për parcelën e planifikuar për ndërtimin e vilave, por sipas tij, duke u bazuar në Planin Zhvillimor komunal, parcela ka destinim pyjor.

“Pas lëshimit të aktit administrativ të kërkesës, është parë e nevojshme nga Drejtoria të bëhen disa ndryshime në të, ashtu edhe siç specifikohet në Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Pas këtij hapi nga informata e marrë jo zyrtarisht për debat publik edhe pse sipas Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Komuna duhet të njoftohet. Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka dërguar mesazh elektronik, Ministrisë përkatëse, në të cilin është kërkuar bashkëpunim me Drejtorinë në kuadër të mbrojtjes së mjedisit ashtu siç e potencon Ligji për mjedis. Edhe pse procedura për Pëlqim Mjedisor zhvillohet në Ministri, ne si Komunë i kemi bërë kërkesë për anulim por jo në ndërhyje në vendimin e tyre, duke u bazuar në PZHK”, është shprehur Krasniqi.

Më tej, Krasniqi thotë se të gjitha veprimet nga ana e Komunës po bëhen me qëllim të mbrojtjes së Liqenit të Batllavës, teksa publikimin e dokumenteve dhe pretendimeve të ngritura nga Geci, Krasniqi i konsideron si shantazh.

“Veprimet e personave të caktuar janë formë e pastër shantazhi ndaj Komunës, Kryetarit, ndaj meje si dhe të Lëvizjes Vetëvendosje pasi nuk arritën realizimin e kërkesës së tyre të pajisen me Pëlqim Mjedisor për ndërtimin e vilave. Ajo çfarë kërkojnë ata është të mos zbatohet ligji, por këtë gjë nuk do ta lejojmë dhe se nuk mundet askush të na shantazhojë”, ka shkruar Krasniqi,

E, në lidhje me postimin e Krasniqit ka reaguar vet Geci, i cili tha se sipas Planit Zhvillimor të Komunës dhe Hartës Zonale, thuhet se parcela në të cilën planifikohet ndërtimi është zonë pyjore dhe se nuk ndalohet ndërtimi në zona pyjore.

“Ti e di saktë çka shkruan në HZK e qe po ta qes edhe këtu: Sipas Hartës Zonale të Komunës së Podujevës, Kapitulli “V”, Pika 5.1.1 dhe pika 5.1.2 në mes tjerash ceket se: “banorëve të zonës ju lejohen ndërtime e struktura të përkohshme apo aktivitete të cilat i kontribuojnë valorizimit të zonës, dhe me kushtin që të mos ketë prerje të druve. Më tutje te pika 5.1.3. mes tjerash thuhet: “Formësimi arkitektonik dhe estetik: Objektet e reja duhet të jenë të ndërtuara nga materialet të cilat lehtë mund të çmontohen dhe të cilat janë miqësore me mjedisin si dru, gurë, qelq, etj. me formë dhe ngjyra që janë në harmoni me mjedisin”, ka shkruar Geci si kundërpërgjigje ndaj Krasniqit.

Tutje, sipas Gecit, në mendimin profesional të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, thuhet se nuk ndalohet ndërtimi i vilave dhe se ndërtimet mund të vazhdojnë.

“Plus ARPL-ja që është mbi komunën thotë: NUK NDALOHET MONTIMI I KASOLLAVE, plus na lëshojnë KUSHTET UJORE!”.

Geci e akuzon Krasniqin se atij nuk i konvenon ndërtimi sipas lejeve dhe ligjit, pasi sipas tij, më pas nuk mund të lejohen më ndërtime të egra.

“Me kanë ti që e ruan mjedisin, nuk kishe leju me u mbush Batllava me ndërtime pa leje! Por ty nuk të konveon me shku njerëzia sipas ligjit me marr leje sepse tani nuk mundesh me i mshel sytë para ndërtimeve të egra t’u hangër lek! Qetu e keni brengen ju”, ka shkruar ndër të tjera Geci.

Pronarët e “Kasolla 34” kanë thënë se për këtë rast kanë ushtruar kallëzim penal ndaj Komunës së Podujevës në Prokurorinë Themelore, ndërsa kanë paditur edhe Ministrinë e Mjedisit në Gjykatë. 

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 11/02/2023 11/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?