KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli Gjyqësor i Kosovës del me propozim për “reformat në sistemin e drejtësisë”
Siguri

Këshilli Gjyqësor i Kosovës del me propozim për “reformat në sistemin e drejtësisë”

Kosova News
Kosova News 17:14 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas disa muajsh qëndrimesh jo në një vijë sa i përket iniciativave të Qeverisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka publikuar një propozim për çështjen e reformave në sistemin e drejtësisë.

Këshilli Gjyqësor të enjten ka publikuar një “deklaratë të përbashkët zotimi” me Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Kryeprokurorin e Shtetit.

Në deklaratën e propozuar, KGJK-ja ka rekomanduar që të themelohen grupe të përbashkëta pune për vlerësimin, konceptualizmin dhe draftimin e nismave ligjore për të qartësuar, amandamentuar dhe fuqizuar kuadrin ligjor në disa fusha: përfshirë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve; procesin e rekrutimit, emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve; sistemin e disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve; sistemin e verifikimit të profilit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë; zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve; forcimin e mekanizmave për deklarim të pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorë; statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe zbatimin e rekomandimeve nga misioni i TAIEX-it për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Institucionet nënshkruese të kësaj deklarate, pa paragjykuar procesin e Komisionit Ad hoc të Kuvendit të Republikës së Kosovës, rreth amendamenteve Kushtetuese dhe Ligjit për Vetting (pasi që institucionet nënshkruese të kësaj deklarate kanë qëndrime të ndryshme rreth amendamenteve Kushtetuese), dhe në linjë me Opinionin e Komisionit të Venecias, respektivisht rekomandimin e Venecias ‘për hyrje në dialog të plotë me Këshillat’ marrim këtë zotim për ta jetësuar këtë pako të reformës ligjore me qëllimin përfundimtar fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në deklaratën e propozuar nga KGJK-ja.

Propozimi thekson se si fazë fillestare është vlerësimi i gjerë i punës dhe funksionimit të mekanizmave të brendshëm të gjyqësorit dhe sistemit prokurorial “mbështetur në vlerësime objektive dhe profesionale të institucioneve dhe ekspertëve, pastaj varësisht nga të gjeturat dhe vlerësimet, do të diktohet niveli i reformës ligjore duke pasur për fokus çështjet që drejtpërdrejt ndikojnë në llogaridhënie, efikasitet dhe transparencë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial”.

KGJK-ja dhe Ministria e Drejtësisë nuk kanë qenë në një vijë sa i përket procesit të Vettingut. Kryesuesi i këtij këshilli, Albert Zogaj, procesin e vettingut përmes ndryshimeve kushtetuese, që ka rekomanduar Qeveria, e ka quajtur humbje kohe. Megjithatë, Komisioni i Venecias ka rekomanduar që procesi i vettingut të bëhet përmes mekanizmave të brendshëm të KGJK-së dhe KPK-së. Për krerët në drejtësi ka propozuar që vettingu të bëhet me ndryshime kushtetuese.

KGJK-ja dhe Qeveria kanë pasur disa herë përplasje vitin e shkuar.

KGJK-ja ka publikuar edhe një plan të veprimit për propozimin e saj:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ia propozon Presidentes Osmani 29 kandidatë për gjyqtarë

Gjithashtu lexoni:

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
14:07 -25/07/2026
UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27
13:50 -25/07/2026
Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe
13:39 -25/07/2026
Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë
13:29 -25/07/2026
Arrestohet një praktikante e NATO-s, dyshohet për spiunazh
13:20 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?