Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Çikatovë të Drenasit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë pasditës së sotme, ku dy vetura të tipit Golf 4 janë aksidentuar, ku si pasojë një person ka humbur jetën. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse.
Sipas informacioneve të para, i riu ishte duke lëvizur me veturën e tij kur dyshohet se u aksidentua nga një veturë tjetër dhe për pasojë mori plagë të rënda.
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është H.M., ndaj të cilit pritet të merren veprimet e nevojshme nga Policia.


