Ka shkuar në 1900 numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti 7.8 ballësh i cili goditi Turqinë mëngjesin e së hënës.
Sipas institucioneve, vetëm në Turqi janë regjistruar 1.121 të vdekur.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri në më shumë se 1900, pasi shifrat e fundit nga Siria vlerësojnë se 783 persona janë konfirmuar të vdekur.
Numri i viktimave pritet të vazhdojë të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit.
Është ende e paqartë se a ka pasur të vdekur si rezultat i tërmetit të dytë.
Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonëshme, pas atij që disa e kanë cilësuar si tërmetin më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë, dheu kërkoi qytetarëve të mos i përdorin telefonat celularë për të lejuar koordinimin e ekipeve të shpëtimit.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare dhe u tha qytetarëve të prekur se do ta kalojnë se bashku këtë katastrofë.
Tërmeti i fuqishëm u ndje nga miliona njerëz rreth Turqisë, Libanit, Qipros dhe Izraelit. Autoritetet italiane paralajmëruan për cunami të mundshëm në jug të vendit, por alarmi u shfuqizua pak më orën më vonë. Turqia gjendet në një prej zonave me aktivitetin më të lartë sizmologjik në botë. Në vitin 1999 mbi 17 mijë vetë u vranë pasi një tërmet i fuqishëm shkundi zonën veri-perëndimore të vendit.