Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, në mëngjesin e hershëm të së dielës iu bashkua punëtorëve të Vendgjuetisë së Rëndësisë së Veçantë – Blinajës, për të parë nga afër punën dhe angazhimin e tyre, në sigurimin e ushqimit për rreth 1000 krerë kaproj, derra të egër e të ngjashëm.
Punonjësit në Blinajë, këtë angazhim e kanë rutinë përgjatë stinës së dimrit kur edhe ushqimi në këtë park pakësohet.
“Përmes politikave të duhura, kemi për qëllim ta mbrojmë florën, faunën dhe lloj-llojshmërinë e tyre jo vetëm në Blinajë por në çdo zonë pyjore për ta forcuar edhe më tej zinxhirin natyror ekologjik”, tha ministri Peci.


