Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Fikrim Damka, sot ka nënshkruar aneks marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Podujevës në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2023 për projekte të investimeve kapitale.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka përgëzoi komunën përfituese dhe i uroi suksese në zbatimin e projektit të përbashkët “Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve”
Ndërkaq, nënkryetarja e komunës së Podujevës znj.Marigona Lahu ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Theksojmë se Ministri Damka ka nënshkruar sot marrëveshjet edhe me Komunën e Gjilanit, Junikut dhe Mitrovicës së Jugut.


