Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të Ministrisë së Financave.
Sipas tij, ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve, njofton KosovaNews.
“Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të Ministrisë së Financave. Jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve. Përkundër këtyre fakteve të dukshme nuk kishte asnjë veprim nga Qeveria e Kosovës për të frenuar inflacionin dhe për të lehtësuar jetën e qytetarëve”.
“Ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve. Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës”.
“Mirë po e gënjen popullin. I mirë është edhe në veprime që janë në kundërshtim me premtimet dhe me Republikën e Kosovës. Por durimi ka kufi! Mjaft”, shkroi Haradinaj.