KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbia kërkon nga Rusia t’i japë fund rekrutimit të qytetarëve serbë për të luftuar në Ukrainë
Rajon

Serbia kërkon nga Rusia t’i japë fund rekrutimit të qytetarëve serbë për të luftuar në Ukrainë

Kosova News
Kosova News 19:43 -17/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se Rusia duhet t’u japë fund përpjekjeve për rekrutimin e serbëve për të luftuar përkrah grupit të saj paraushtarak Wagner në Ukrainë.

Ai kritikoi faqet e internetit të Rusisë dhe grupet e rrjeteve sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe në të cilat grupi Wagner thërret vullnetarët që t’u bashkohen radhëve të tij.

 “Nuk është e drejtë që dikush thërret njerëzit në Serbi, e cila është e vetmja që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, të luftojnë në Ukrainë, kur dihet se kjo është kundër rregullave tona”, tha presidenti serbë të hënën vonë në një intervistë në televizionin Happy.

Vullnetarët serbë morën pjesë në luftime së bashku me forcat pro-ruse në Ukrainë në vitet 2014 dhe 2015. Askush nuk i di numrat e saktë, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë që nga viti 2014, thonë vëzhguesit.

Të martën, agjencia ruse e lajmeve RIA, transmetoi pamjet televizive të dy burrave të maskuar që u identifikonin si vullnetarë serbë në një kurs trajnimi për përdorimin e armëve në pjesët e kontrolluara nga Rusia të rajonit Zaporizhzhia në Ukrainë.

Ligjet serbe ndalojnë pjesëmarrjen e qytetarëve të Serbisë në konfliktet jashtë vendit dhe disa persona janë dënuar për këtë.

Javën e kaluar i dërguari i lartë amerikan Derek Chollet shprehu shqetësimin e fortë për veprimtarinë e grupit të kontraktorëve privatë ushtarakë “Wagner Group” dhe për përpjekjet që po bën ky grup për të rekrutuar ushtarë në Serbi dhe vende të tjera.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit tha se i ka shprehur këto shqetësime gjatë bisedimeve në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Kemi parë se Grupi Wagner po përpiqet të rekrutojë ushtarë nga Serbia dhe gjetiu, dhe kjo është diçka që ne mendojmë se nuk mund të vazhdojë”, u tha ai gazetarëve të enjten pas takimit me presidentin serb.

Presidenti serb mohoi akuzat se grupi Wagner, i udhëhequr nga Evgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, është i pranishëm në Serbi ku organizatat pro-Kremlinit dhe ato ultranacionaliste e kanë mbështetur agresionin mbi Ukrainën.

Ai i cilësoi si “gënjeshtra” pohimet se pjesëtarë të grupit Wagner janë parë edhe në veriun e Kosovës përgjatë tensioneve të muajit dhjetor, kur grupe serbësh mbajtën të bllokuara rrugët kryesore në zonë për rreth tri javë.

Serbia është kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, i cili është partneri dhe investitori kryesor tregtar i saj, por gjithashtu ruan bashkëpunimin tregtar dhe ushtarak me Rusinë, një aleat tradicional i saj, që mbështetë pretendimet serbë ndaj Kosovës.

Edhe pse në mënyrë të përsëritur dënoi agresionin e Rusisë në Ukrainë në Kombet e Bashkuara dhe në disa forume të tjera ndërkombëtare, Beogradi ka refuzuar t’i vendosë sanksione Moskës.

Serbia është tërësisht e varur nga importet e gazit nga Rusia dhe shitësi i saj i naftës NIS është në pronësi të Gazpromit rus.

*Mbështetur në agjencinë e lajmeve Reuters

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 17/01/2023 17/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?