KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I mbijetuari i masakrës së Reçakut rrëfen tmerrin e 15 janarit 1999​: Ua kanë hequr zemrën dhe mushkëritë
Lajme

I mbijetuari i masakrës së Reçakut rrëfen tmerrin e 15 janarit 1999​: Ua kanë hequr zemrën dhe mushkëritë

Kosova News
Kosova News 16:33 -15/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I mbijetuari i masakrës së Reçakut, Aziz Beqiri, jeton me kujtimet e pamjet e tmerrshme të 15 janarit të vitit 1999. Ai ka rrëfyer për KosovaPress për ditën kur u vranë 45 civilë shqiptarë.

“Ua kanë hequr zemrën dhe mushkëritë”, shprehet ai derisa tregon se si kishte parë trupat e fëmijëve, grave, e pleqve ne “Kodrën e Bebushit”.

Ai kujton mëngjesin e 15 janarit dhe thotë se atë çfarë i kanë parë sytë është një tmerr.

“15 janari ka qenë një tmerr i madh për katundin tonë, është bërë masakër e paparë me sy dhe neve edhe para kësaj date janë munduar të na provokojnë e kanë tentuar të hyjnë, kanë plagosur civilë, mirëpo më 15 janar kanë vrarë 45 civilë. Rreth orës 06:45 na kanë rrethuar, kanë pasë një armëpushim pasi ka qenë Ramazan dhe tre ditë para Bajramit, në natën e madhe ndodhi kjo. Kanë vrarë në çdo lagje. Kur na kanë rrethuar neve, kanë hyrë në stacionin e policisë në njërën anë dhe kanë hyrë në çdo lagje duke ushtruar dhunë, kemi njerëz që ju kanë hequr edhe zemrën e mushkëritë”, tregon ai.

Po atë ditë, Azizi thekson se nuk e dinin saktë se sa është numri i të vrarëve në Reçak dhe bashkë me të mbijetuarit e tjerë kishin shkuar në mal. Ai rrëfen se si panë trupat e masakruar.

“Në ditën e parë ne i kemi lajmëruar si të kidnapuar 17 të vrarë, 13 të plagosur, sepse nuk kemi qenë në dijeni çfarë është bërë, nuk kishte dëshmi çfarë ka ndodhur, secili ishin strehuar nëpër vende që të shpëtojnë. Më pas, me datën 16 janar kemi dalë me shiku në mal mos ka të plagosur, mos ka nevojë ndokush për ndihmë, pra kemi qenë rreth pesë persona që kemi dalë të shikojmë terrenin, dhe kur jemi dal një shok i imi ka qenë para meje dhe i kam thënë nëse takohesh me ata ma bëjë me dije. Ai më ka thirr dhe e kam pyet nëse ka diçka, e më tha që këtu i paskan vra të gjithë. Kam shkuar tek ata dhe i kam thënë shokut t’ia marrim shënimet e t’i lajmërojmë tek ai që ka qenë për informim, Fehmi Mujota. I morëm emrat, ka pas njerëz prej katundit tim që edhe nuk i kam njohur siç i kishin masakruar duke i lënë pa sy e pa zemër, ka pas edhe pa kokë”, tregon Azizi. “Gjithë ditën ka pas vëzhgues, gazetarë e diplomantë. Më pas erdh një pëlqim një katund që t’i tubojmë kufomat në xhami me 16 dhe t’i varrosim me datën 17”.

Ai kërkon drejtësi për të gjithë banorët e fshatit, të cilën u vranë mizorisht 24 vjet më parë.

“Mos të mendojë edhe BE-ja dhe ndërkombëtarët që është demokratizuar kryetari i Serbisë që sot mundohet të gënjejë për ambasadorin William Walker, mirëpo gjendjen reale e ka treguar ky dhe këtë e quajmë hero dhe është njeri me vlerë për ne”, thotë ai.

24 vjet më parë në fshatin Reçak u vranë e masakruan mbi 40 banorë. Një ditë më pas, ambasadori William Walker kishte deklaruar publikisht se është krim kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Gjithashtu lexoni:

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!

Kosova News 15/01/2023 15/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?