KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Banorët hipin në shtyllat e tensionit- Kërcënojnë se do të hidhen, kërkojnë ministren Belinda Balluku
Rajon

Banorët hipin në shtyllat e tensionit- Kërcënojnë se do të hidhen, kërkojnë ministren Belinda Balluku

Kosova News
Kosova News 13:01 -15/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Banorët e Bërxullës dolën sërish këtë të dielë në protestë kundër Ministres se Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe firmës Gener 2 që po i shpronësojnë pa të drejtë, sipas tyre për projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Banorët e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit, tashmë duke kërkuar drejtësi në dyert e institucioneve, ndërsa sot e përshkallëzuan atë deri në kërcënime për vetësakrifikim.

Dy prej banorëve ndodhen sipër shtyllës së tensionit dhe kërcënojnë se do të hidhen. Ata kërkojnë që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës të mbërrijnë dhe të takohen me ta.Zonja e cila ndodhet sipër në shtyllë vuan nga tensioni dhe rritet rreziku që ajo të bjerë nga lartësia e madhe, ndërsa banorët i bëjnë thirrje që të zbresë.

“Nuk ulem!“, dëgjohet të thotë ajo.

Mësohet se personi tjetër në shtyllë që kërcënon se do të hidhet nëse policia afrohet është nipi i gruas që ndodhet në lartësi.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, por pas kërcënimeve të dy protestuesve se nëse nuk largohen do ngjiten më lart, ata janë distancuar.

“Ju lutem hajdeni të negociojmë, heshtja dhe neglizhenca e këtij shteti”, tha njëri prej banorëve.

 “Ku do të shkojë ajo, ku është ministria, ku është qeveria, ne s’do ta lejojmë, ta harrojmë, ta harrojë Gener 2 të futet këtu”, tha një tjetër banore.

 “Kërkojmë shtetin sot këtu, ky njeri është i shëndetshëm mendërisht, pse duhet ta bëjë këtë?”, tha një tjetër protestuese për gruan që kërcënon se do të hidhet.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet.

 Heshtjes dhe indiferencës së institucioneve shtetërore në lidhje me punimet e paligjshme që po kryen firma Gener 2, ku preken 30 hektarë tokë dhe shemben 20 banesa, banorët i janë përgjigjur me protesta prej javësh tashmë.

Banorët theksojnë se nuk do t’i lejojnë punimet në tokat e tyre pa u kompensuar me çmimin e tregut, ndërsa paralajmëruan më parë se do të ndërmerrnin akte ekstreme./tch

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 15/01/2023 15/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?