KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dhjetë raste në gjykim për krime lufte në Kosovë, 4 të dyshuar tjerë gjenden në paraburgim
Siguri

Dhjetë raste në gjykim për krime lufte në Kosovë, 4 të dyshuar tjerë gjenden në paraburgim

Kosova News
Kosova News 09:55 -15/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Katër persona, tre serbë dhe një boshnjak, si të dyshuar për krime lufte në Kosovë, gjenden në paraburgim, ndërsa total janë dhjetë raste në gjykim për krime lufte në Kosovë.

Tetë prej këtyre rasteve gjenden në shqyrtim në shkallë të parë, e dy janë në shkallë të dytë, tha Amer Alija koordinator dhe analist ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK).

“Për momentin pranë gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë janë 10 raste në procedurë, tetë raste janë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe dy raste janë në shkallën e dytë. Po ashtu disa muaj më parë janë arrestuar edhe katër persona për krime të luftës, ku këta katër persona gjenden në paraburgim dhe hetimet ndaj tyre janë duke vazhduar. Pra, pritet që me përfundimin e hetimeve ose të ngrihen aktakuza ose të përfundojnë hetimet”, i tha EO ai.

Gjatë vitit të kaluar nga shkalla e dytë dënimi maksimal ka qenë kundër të pandehurit Goran Staniçiq me 15 vjet burgim, kurse dënimi më i lartë ka qenë në kohën e UNMIK-ut me 20 vjet burgim.

Sa i përket gjykimit në mungesë, ai tha se dënime ndodhin vetëm në letër, ngase pas arrestimi të njëjtit mund të kërkojnë rihapje të procedurave, duke bërë kështu që një procedurë të zhvillohet dy herë, raporton EO.

“Po mund të ketë më shumë procese gjyqësore, por sipas mendimit tonë si organizatë, viktimat nuk do të kenë statisfaksion në qoftë se personat të cilët akuzohen dhe gjykohen në mungesë dënohen vetëm në letër, duke pasur parasysh se i njëjti ligj ia mundëson personave të cilat janë dënuar në mungesë me rastin e arrestimit të tyre të kërkojnë që edhe një herë rihapet procedura, pra të gjykohen rishtas prej fillimit. Atëherë ne do të krijojmë dyfish, dy herë procedurat penale dhe nuk është ky një statisfaksion nëse persona të dënuar në mungesë, por të njëjtit nuk janë duke vuajtur dënimin në burg”, shtoi ai. “Deri më tani dënimi maksimal është shqiptuar më kohën e UNMIK-ut me 20 vjet burgim. Pra, sipas ligjit penal të ish-Jugosllavisë, dënimet shkojnë prej pesë vjet, pra minimumi është 5 vjet burgim dhe maksimumi është 20 vjet burgim. Pra, kryesisht dënimet për krime e luftës kanë shkuar prej pesë deri 15 vjet burgim nga gjykatat e Kosovës”.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Kosova News 15/01/2023 15/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?