Polica e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari pasi është vetëdorëzuar në Polici, nën dyshimin se goditi me thikë një person shkaku i mosmarrëveshjes në trafik.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 17:18 dhe i njëjti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është vet-dorëzuar në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë, viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, njofton policia.


