KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KUJDES – Komuna e Prishtinës me dënime astronomike: 500 euro gjoba për qytetarët që me vetura hyjnë në rrugën  “Xhorxh Bush”
Lajme

KUJDES – Komuna e Prishtinës me dënime astronomike: 500 euro gjoba për qytetarët që me vetura hyjnë në rrugën  “Xhorxh Bush”

Kosova News
Kosova News 09:36 -13/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka folur për rihapjen për qarkullim të rrugës “Xhorxh Bush”, për autobusë, taksi dhe vetura emergjente.

Ai ka thënë se me rihapjen e rrugës “Xhorxh Bush”, kanë vërejtur lirim të rrugëve të tjera në kryeqytet.

“Kemi parë që në rrugën ‘Bill Clinton’ dhe në rrugën ‘Tirana’, me automatizëm e kemi pasur një, jo zhbllokim total, por po shihet një fluks më i vogël, për arse se edhe gjatë testimeve të unazën njëkahore por edhe kur ‘Xhorxh Bush’ është bllokuar për festat e fundvitit, kemi parë që autobusët dhe taksitë i ngarkojnë ‘Bill Clintonin’ dhe ‘Tiranën’, dhe tani me automatizëm është bërë një lirim i atyre dy rrugëve”, ka theksuar në një intervistë në KTV,  Musliu.

Ai ka folur edhe për gjobat me të cilat do të ballafaqohen qytetarët, nëse me vetuar futen për qarkullim në këtë rrugë.

“Kjo bie ne domenin e Policisë së Kosovës, pra gjobat, mirëpo në një takim që e kemi pasur, nëse nuk gaboj, flasim për një gjobë prej 500 eurove dhe edhe patentë shoferi merret për një vit, ky është dënimi për qytetarët. Ndërsa për taksitë, nëse vetëm nuk presin autobusin dhe duan të kalojnë atë në vijë të plotë atëherë gjoba për ta është 500 euro dhe u merret patentë shoferi për 3 muaj”, ka theksuar Musliu.

Ai ka thënë se kanë lëshuar edhe një vendim që bizneseve që operojnë në rrugën “Xhorxh Bush”, të ju lejohet furnizimi vetëm para orës 7:00 në mëngjes.

“Kemi lëshuar edhe një vendim për orarin e furnizimeve, i cili vlen për komplet kryeqytetin, por në të njëjtën kohë edhe për rrugën ‘Xhorxh Bush’, ku deri në orën 7:00 në mëngjes, bizneset të cilat operojnë aty kanë mundësi t’i kryejnë furnizimet dhe pas orës shtatë me filluar me linjat e autobusëve, taksive dhe veturave emergjente”, ka deklaruar Musliu.

Ai ka thënë se kjo rrugë nuk është hapur më 8 janar, ashtu siç ka qenë e paralajmëruar, si pasojë e reshjeve atmosferike dhe pamundësisë për ta bërë shënjimin e saj.

Rruga “Xhorxh Bush” është rihapur për qarkullim të autobusëve, taksive dhe veturave emergjente të premten. Megjithatë, siç ka njoftuar ndërmarrja “Trafiku Urban” në mbrëmjen e së enjtes, në këtë rrugë do të lejohet të qarkullojnë vetëm linjat e autobusëve 1, 3 dhe 4.

Po ashtu, autobusët përgjatë kësaj rruge do të lejohet të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 kilometra për orë.

Rruga “Xhorxh Bush” hapet sot për autobusët dhe automjetet tjera emergjente

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

Kosova News 13/01/2023 13/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?