Një 40-vjeçar nga Shkupi, me iniciale J.M., dyshohet se gjatë ditës, në mënyrë çnjerëzore, ka vrarë nënën 60-vjeçare dhe gjyshen 80-vjeçare.
Informacionin për Alsat e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut nga ku thonë se i dyshuari është arrestuar.
Nuk dihen motivet e vrasjes dhe gjendja psikofizike e të dyshuarit.


