KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Rasti në Shtërpcë mori vëmendje të madhe edhe pse dikush u përball me rrugë të bllokuar dhe qëlloi në asfalt
Politikë

Bislimi: Rasti në Shtërpcë mori vëmendje të madhe edhe pse dikush u përball me rrugë të bllokuar dhe qëlloi në asfalt

Kosova News
Kosova News 18:47 -11/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për zhvillimet politike në vend. 

Bislimi, në një intervistë për Euronews në Serbi, ka përmendur edhe rastin në Shtërpcë, duke thënë se u bë një publicitet i madh dhe përveç në Kosovë e Serbi u raportua edhe në media botërore.

Sipas tij kjo tregon se sa të ndjeshme janë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë dhe pritjet që janë ndaj Kosovës për zbatimin e mbrojtjes së pakicave.

Bislimi potencon se Kosovës i janë vendosur standarde të larta meqë një incident i tillë mori vëmendje shumë të madhe. Kur e thotë këtë, zv.kryeministri shton se nuk i kujtohet që të jetë raportuar ndonjëherë në Serbi për Nezir Mehmetajn i cili ka më shumë se dy vjet që mbahet në burg në Serbi dhe është krejtësisht i pafajshëm.

“Të gjithë e dinë këtë. Ai ka qenë i ndaluar për më shumë se dy vjet bazuar në një fotografi të vitit 1999. Serbia pretendon se ai është në atë foto, ndërsa burri nga Kosova tha se nuk është në atë foto”, ka thënë Bislimi.

Tutje thotë se në Serbi s’është raportuar asnjëherë për 20-30 shqiptarët e Kosovës që mbahen aktualisht në burgun e Nishit, meqë sipas Bislimit “duket se askush nuk pret që Serbia të respektojë të drejtat e pakicave”, ndërsa ka përmendur edhe rastin e plagosjes që ndodhi para disa ditëve në Shtërpcë.

“Incidenti që ndodhi në Shtërpcë mori një publicitet të madh. Nuk është raportuar vetëm në Kosovë dhe Serbi, por edhe më gjerë, gjë që tregon dy gjëra: ndjeshmërinë e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë dhe pritjet për mbrojtjen e pakicave në Kosovë. Kjo tregon për standardet e larta që i janë vendosur Kosovës. Një incident i tillë merr kaq shumë vëmendje mediatike dhe për shembull, nuk më kujtohet që institucionet tuaja të kenë raportuar ndonjëherë për Nezir Memetajn, i cili ka më shumë se dy vjet në burgun serb dhe është krejtësisht i pafajshëm. Të gjithë e dinë këtë. Ai ka më shumë se dy vite në paraburgim në bazë të një fotografie të vitit 1999. Serbia pretendon se ai është në atë foto, ndërsa burri nga Kosova tha se ai nuk është në atë foto. Nga Serbia nuk ka pasur asnjëherë raportime për 20-30 shqiptarë të Kosovës që aktualisht ndodhen në burgun shtetëror në Nish, sepse me sa duket askush nuk pret që Serbia të respektojë të drejtat e pakicave. Mirëpo, pritshmëritë nga ana e Kosovës janë aq të mëdha sa edhe për një incident i tillë, ku dikush përballet me një rrugë të bllokuar dhe qëllon në asfalt…por të gjithë e dënojmë, të gjithë jemi të lumtur që personi është arrestuar dhe ne duam që sistemi ligjor të marrë një vendim që i takon”, është shprehur Bislimi. 

Bislimi: Plani franko- gjerman e mbështet qëndrimin e Serbisë që aktualisht s’ka kushte për njohje reciproke

Gjithashtu lexoni:

Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kosova News 11/01/2023 11/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit
14:35 -25/07/2026
Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
14:07 -25/07/2026
UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27
13:50 -25/07/2026
Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe
13:39 -25/07/2026
Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë
13:29 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?