KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » E akuzuara për spiunazh nuk pranon të ekstradohet në Rusi: Do të persekutohem, kam qenë kundër sulmit në Ukrainë
Rajon

E akuzuara për spiunazh nuk pranon të ekstradohet në Rusi: Do të persekutohem, kam qenë kundër sulmit në Ukrainë

Kosova News
Kosova News 17:02 -11/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka marrë një kthesë të papritur kërkesa e Rusisë për të ekstraduar të arrestuarën në Shqipëri nën dyshimin për spiunazh Svetlana Valerevna Timoveva.

Një burim nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se Timoveva, kur është njohur me kërkesën e ekstradimit ka refuzuar të pranojë me dëshirë kthimin në vendin e saj.

Top Channel ka parë deklaratën e saj ku ajo thotë:

“Nuk dua, nuk dëshiroj të ekstradohem për në Rusi, pasi Rusia më kërkon në bazë të vendimit te tij gjyqësor, por unë rrezikoj që t’i nënshtrohem dënimeve të tjera për veprime që nuk janë shkelje të ligjit por që ndaj personit tim do veprohet në këtë mënyrë. Kjo për faktin që unë kam qenë kundër sulmit në Ukrainë. Në lidhje me qëndrimin politik të Putinit mbi luftën në Ukrainë unë kam dalë hapur në rrjetet sociale.”

Timoveva kur është intervistuar për çështjen e ekstradimit ka shpjeguar motivet se e kundërshtisë së saj për këtë kërkesë të Rusisë.

“Nëse unë do të ekstradohet në Rusi unë do të persekutohem për shkak të bindjeve të mia sociale, politike, përkatësisë kombëtare, respektimit të ndarjes ndërmjet shteteve. Personi im nuk është i sigurt në shtetin rus pasi kërkon të më dënojë për një çështje ku unë jam dëshmitare”.

Ky deklarim i Svetlana Valerevna Timoveva i është bashkuar dosjes së kërkesës së ekstradimit që pritet të shqyrtohet nga gjykata e Elbasanit.

Disa javë më parë Top Channel raportoi se Rusia i përcolli Shqipërisë kërkesën për ekstradim në ngarkim të Timofevas, me akuzën e kryerjes së veprës penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”.

Ndaj saj është caktuar masa e sigurimit personal “ arrest në burg ” dhe është shpallur në kërkim nga Federata Ruse.

Fund Gushtin e vitit të shkuar Svetlana Valerevna Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov tentuan të hynë në ish uzinën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit.

Pas arrestimit dhe ngritjes së akuzave për spiunazh atyre u është caktuar masa e arrestit me burg masë e lënë në fuqi edhe nga apeli Durrësit.

Hetimet për aktivitetin e tyre janë shtyrë nga prokuroria e Elbasanit në pritje për ta çuar çështje për gjykim.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 11/01/2023 11/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?