KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria e Shkupit me aktakuzë ndaj kardiokirurgut Zhan Mitrev, për veprën penale “mashtrim”
Rajon

Prokuroria e Shkupit me aktakuzë ndaj kardiokirurgut Zhan Mitrev, për veprën penale “mashtrim”

Kosova News
Kosova News 15:21 -10/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Publike e Shkupit të martën ka ngritur aktakuzë kundër kardiokirurgut të njohur maqedonas, Zhan Mitrev, dhe spitalit të tij Filipi i II, për veprën penale “mashtrim”.

Vendimi i Prokurorisë bazohet në një hetim, pas publikimit të një hulumtimi të rrjetit IRL, se metoda e aplikuara nga spitali privat i Zhan Mitrevit ka infektuar dhjetëra pacientë “me baktere vdekjeprurëse”, ndërsa spitali e ka aplikuar këtë metodë pa leje nga Agjencia shtetërore për Medikamente dhe Pajisje Mjekësore.

Nga aplikimi i kësaj metode të jashtëligjshme për personat e sëmurë me COVID-19 besohet të kenë humbur jetën 24 persona.

Sipas organit të ndjekjes penale, kjo metodë në këtë spital është aplikuar në periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim të përfitimit të mjeteve financiare.

Për këtë vepër, Mitrev mund të dënohet nga një deri në 10 vjet burgim.

Hemofiltrimi përdoret në botë, por jo si metodë alternative e trajtimit. Megjithatë, sipas Prokurorisë, Mitrev i ka mashtruar pacientët duke përfituar mjete financiare në kundërshtim me ligjin, në vlerë prej 1.6 milion euro.

Nëse shpallet fajtor, Mitrev duhet të kthejë këto para pacientëve të dëmtuar apo familjarëve të tyre që kanë ndërruar jetë.

Kallëzime penale kundër spitalit privat të kardiokirurgjisë, “Zhan Mitrev”, në Shkup kanë ngritur edhe familjet e tetë personave që kanë humbur jetën, në mesin e të cilave edhe familje nga Prishtina.

Por, kardiokirurgu ka hedhur poshtë akuzën duke theksuar se ka punuar për të mirën e qytetarëve prej 22 vjetësh, duke ofruar shërbime të certifikuara me standarde botërore.

“Shihemi në gjykatë. Kjo është përgjigja jonë ndaj vendimit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të Zhan Mitrevit për mashtrim. Këto sulme të pabaza do të duhet të provohen në gjykatë dhe do të jetë e vështirë të provohet sepse e vërteta është se asnjë pacient nuk është mashtruar dhe të gjitha trajtimet dhe proceset në spital kanë qenë publike dhe transparente dhe në interes të pacientëve. Me këtë do të bjerë në gjykatë edhe vetë akuza e Prokurorisë Publike”, thuhet në reagimin e spitalit të Zhan Mitrevit.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 10/01/2023 10/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?