Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka takuar presidentin Bajram Begaj. Në këtë takim sipas Ramës, është diskutuar për përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve.
“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkroi Rama në Fecebook.


