Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Arbrit, kanë humbur jetën tre persona dhe kanë mbetur të lënduar katër të tjerë.
Mësohet se tre viktimat janë vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi, dhe Lulzime Istrefi nga Maqellara.
Po ashtu të plagosur kanë mbetur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.
Ndërkaq, në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Bulqizë / Informacion paraprak: Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”
Njoftimi i Policisë për aksidentin e rëndë