KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata e Tiranës “nuk të lë” të divorcohesh
Rajon

Gjykata e Tiranës “nuk të lë” të divorcohesh

Kosova News
Kosova News 14:06 -01/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në përpjekjen për pastrim të sistemit nga gjyqtarët e korruptuar, të paaftë profesionalisht, apo me kontakte në botën e krimit, procesi i vetingut i dha një grusht të fortë sistemit të drejtësisë. Rënia njëri pas tjetrit e gjyqtarëve në të tre nivelet e gjyqësorit i la sallat e gjyqit bosh dhe sallat ku arkivohen dosjet plot.

Për shkak të organikës më të numërt në rang vendi, efektet zbrazëse të vetingut u ndien së shumti në Gjykatën e Tiranës. Institucionin që në organikë ka të parashikuar 75 gjyqtarë, ndërrimi i motmoteve 2022-2023 e gjeti me 37 të tillë. Prej tyre 15 i përkasin Dhomës Penale dhe 22 të tjerë Dhomës Civile.

“Gjykimi në Tiranë është në gjendje drastike. Vonesat janë të shumta. Me gjithë përpjekjen që bëjnë gjyqtarët për t’i gjykuar brenda afatit, e dimë si është situata”, thotë juristi Gentian Rumano.

Problemi që e ka prekur gjithë strukturën rëndon më shumë në Dhomën Civile për shkak të përpjesëtimit mes numrit të gjyqtarëve dhe barrës së madhe të dosjeve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2022 në Gjykatën e kryeqytetit janë regjistruar 20826 çështje civile, ndërkohë që gati 17600 dosje janë mbartur nga vitit i mëparshëm.

“Situata në Gjykatën e Tiranës është problematike. Kriza ka mbërritur në shkallët e para. Aktualisht ka mbetur me vetëm 36 gjyqtarë, gjysmën e trupës”, thotë Gerti Shella. “Nga 3 muaj, maksimumi 1 vit që zgjidhej një çështje civile, koha ka shkuar 2-3 vite”.

Mes morisë së llojit të çështjeve që përballon dhoma civile e Gjykatës së Tiranës seksioni më i mangët momental është ai familjar. E gjitha reflektohet në tejzgjatje të proceseve, veçanërisht ato të divorceve.

“Ka pasur 10 gjyqtarë, aktualisht janë 4”, thotë Shella. “Ky numër i pakët, duke u shtuar gjithashtu edhe çështjet, ka bërë që gjyqtarët të jenë shumë të ngadaltë në shqyrtimin e çështjeve të zgjidhjes së martesës”, thotë Rumano.

“Në seksionin familjar në mënyrë të veçantë seksionin familjar në mënyrë të veçantë, treguesit flasin për kohëzgjatje të veçantë 4-6 muaj të shqyrtimit. Ndërkohë që tani, koha ka kaluar tashmë 2 vjet”, thotë Shella.

“Duke qenë se divorci është proces stres ndjellës, ka ankth të shtuar, duke marrë në konsideratë faktin që pjesa më e madhe e proceseve vijnë në gjykatë pas konfliktesh të shumta”, shpjegon psikologia klinike Redina Balla, raporton A2CNN. “Bashkëshortët janë shumë konfliktualë dhe niveli arrin deri aty sa nuk arrijnë dot të balancojnë akumulimet e tyre, zemërimet apo lëndimet që ka sjellë ky proces, duke anashkaluar dhënien e prioritetit ndaj fëmijës”.

Nëse i referohemi të dhënave zyrtare të paraqitura në këtë tabelë, numri i çështjeve për të cilët gjykata ka mundur të dalë me vendim përfundimtar është i përafërt me dosjet që kanë qenë në pritje nga viti paraardhës. Kjo do të thotë që paditë e reja për zgjidhje martesë të depozituara në tre vitet e fundit, shanset për zgjidhje i kanë pasur dhe i kanë vetëm në vitin pasardhës.

Zvarritja e gjykimeve, për arsye të mbingarkesës, mund të sjellë edhe situata tejet të komplikuara ligjore.

Shtyrja në një kohë të paarsyeshme e një procesi gjyqësor zgjidhjeje martesë  sjell për palët jo vetëm pasoja juridike të papëlqyeshme, por mbi të gjitha, sociale. Kur vjen puna tek pasojat, ata që i vuajnë më shumë janë fëmijët e mitur të çifteve që përballen në gjykatë.

Për juristët vonesat në shqyrtimet e divorceve nuk kanë sjellë rënie të cilësisë së gjykimit, por kjo duket se nuk mjafton. Stërhollimi përtej çdo afati i proceseve të zgjidhjeve të martesave, vetëm shton përmasat e dramës së aktorëve të përfshirë.  Kur proceset civile në Gjykatën e Tiranës janë në zgrip të një kolapsi, i mbetet Këshillit të Lartë Gjyqësor, si qeveri e sistemit, të marrë masat e duhura për t’i futur në shinat e normalitetit.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 01/01/2023 01/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?