KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadorja Yuri Kim uron shqiptarët: Një vit sfidash dhe mundësish të jashtëzakonshme
Rajon

Ambasadorja Yuri Kim uron shqiptarët: Një vit sfidash dhe mundësish të jashtëzakonshme

Kosova News
Kosova News 12:47 -31/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka uruar shqiptarët për ditën e fundit të 2022-shit.

Ajo u shpreh se ka qenë një vit i mbushur me sfida, mundësi të jashtëzakonshme dhe ngjarje historike.

Diplomatja amerikane theksoi se shqiptarët kanë bërë përparim gjatë këtij viti si në çështjet e demokracisë, mbrojtjes apo biznesit.

“Të dashur miq është e vështirë të besosh se viti 2022 është pothuajse në fund. Ka qenë një vit sfidash dhe mundësish të jashtëzakonshme dhe mendoj se kemi bërë shumë përparim, shqiptarë dhe amerikanë së bashku në çështjet e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Është gjithashtu mënyra e duhur për të festuar 100 vite marrëdhënie midis dy vendeve tona dhe dy popujve tanë. 2022 është plot me ngjarje historike për herë të parë. Për herë të parë në histori, Shqipëria zuri vendin e saj përkrah Shteteve të Bashkuara, si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Së bashku ne drejtuam agjendën drejt përparësive globale, përfshirë mbështetjen e Ukrainës përballë pushtimit brutal dhe të pajustifikuar të Rusisë. Shqipëria gjithashtu vazhdoi të shfaqë traditën e saj të “Besës”, duke iu dhënë afganëve një strehë të sigurtë gjatë rrugës së tyre drejt jetëve të reja në Amerikë. Dy vendet tona zhvilluan dialogun e parë strategjik në Uashington DC për të forcuar marrëdhëniet tona, dhe do të vazhdojmë ta ndërtojmë mbi këtë. Mirëpritëm vizitorë amerikanë të nivelit të lartë, përfshirë ambasadoren Linda Thomas- Greenfield, Ndihmës Sekretaren Karen Donfried, gjeneralë dhe anëtarë të shumtë të Kongresit nga të dyja partitë.

Viti 2022 pati gjithashtu rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, ajo vazhdon të ecë përpara. Për herë të parë, trupat amerikanë janë këtu në Shqipëri në mënyrë të pandërprerë, pasi Komanda e Operacioneve Speciale e SHBA në Evropë përzgjodhi Shqipërinë si selinë e saj rajonale, ndërsa Brigada e Ndihmës së Forcave të Sigurisë Së Ushtrisë së SHBA-së ngriti një program të ri trajnimi me forcat shqiptare. Mirëpritëm edhe aeroplanmbajtësen USS Harry Truman në ujërat shqiptare. Festuam Javën e Amerikës me muzikë, ushqim, film dhe kulturë, plus një tur që e çoi Amerikën në çdo cep të Shqipërisë, nga malet në bregdet.

Festimet tona të 4 korrikut këtë vit ishin si asnjëherë tjetër, së bashku me miq në  në festë që do të mbahet mend gjatë. Më 28 korrik iu bashkuam me mijëra shqiptarëve në një koncert  në sheshin ‘Skënderbej’ për të festuar jo vetëm 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, por edhe hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndamë me kënaqësi mesazhet e urimit nga ish-Sekretari i Shtetit James Baker, ish-Presidentin George Bush dhe presidentin Joe Biden. Ne forcuam lidhjet mes popullit shqiptar dhe amerikan. Vlefshmëria e re 10-vjeçare e vizave për shqiptarët e kualifikuar do të na mundësojë të zgjerojmë mundësitë e ndërsjellta për biznes, turizëm, arsim dhe miqësi…”, tha Yuri Kim. /Tch/

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 31/12/2022 31/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?