Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, Shpëtim Pollozhani, ka thënë se kjo shoqatë organizon protestë më 29.12.2022 në ora 13.00. Protesta organizohet kundër vringëllimit me armë dhe grumbullimit të armëve të rënda në kufirin verior të Kosovës.
“Protesta organizohet në datën 29.12.2022 në ora 13.00 Grumbullimi do të bëhet në anën e djathtë të rrugës pranë Spitalit Shtetëror në ora 12.30!
Protesta organizohet kundër vringëllimit me armë dhe grumbullimit të armëve të rënda në kufirin verior të Kosovës.
Me këtë rast e ftojmë Shqipërinë të thërasë një nbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit pranë OKB!
I ftojmë partitë politike shqiptare, shoqatat joqeveritare dhe mbarë popullin shqiptar ti bashkëngjitet protestës. ”, thuhet në njoftim.
Në emër të gjithë protestuesve;
Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, Shpëtim Pollozhani – kryetar.


