KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci takoi përfaqësuesit e projektit SEEIIST
Arsim

Ministrja Nagavci takoi përfaqësuesit e projektit SEEIIST

Kosova News
Kosova News 09:13 -19/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur ambasadorin Stefan Estermann dhe përfaqësuesit e projektit SEEIIST (Instituti Ndërkombëtar i Evropës Juglindore për Teknologji të Qëndrueshme), si nikoqire e takimeve të kësaj nisme rajonale që ka për qëllim përafërimin dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e shkencës, inovacionit dhe transferit të dijes e teknologjisë në mes të vendeve të Evropës Juglindore, përmes diplomacisë shkencore.

Projekti SEEIIST ka si pikësynim ndërtimin e një Instituti hulumtues mbarërajonal për trajtimin e kancerit me Hedron Terapi, që është një metodë e re për rajonin tonë. Kjo nismë e Institutit CERN në Zvicër vazhdon të mbështetet nga Qeveria zvicerane dhe Komisioni Evropian.

Ministrja Nagavci, me këtë rast, ka theksuar përkushtimin dhe mbështetjen e MAShTI për këtë nismë, në vijim të angazhimeve të Qeverisë sonë për zhvillimin e mëtejmë të punës shkencore-hulumtuese dhe të teknologjisë në vendin tonë.

Nagavci gjithashtu tha se, mirëpret shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me vendet e rajonit dhe më gjerë.

Gjithashtu lexoni:

Rezultatet e PISA, ministrja Kumbaro zbulon objektivat: Një mijë laboratorë inteligjentë dhe kurrikula të reja

PISA 2025: Nxënësit e Kosovës mbeten nën mesatare

AVONET kërkon përgjegjësi për mungesën e ditarëve shkollorë

​Vetëm 55.1% e kandidatëve kalojnë afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2026

Përurohet Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushevci” në Llugë të Podujevës, investim rreth 1.8 milion euro

TAGGED: Ambasadori, hulumtimet, ministrja
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?