KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lekaj i AAK-së kritikon Kurtin për gjendjen në veri, thotë se qytetarët atje kanë mbetur në mëshirë të Zotit
Politikë

Lekaj i AAK-së kritikon Kurtin për gjendjen në veri, thotë se qytetarët atje kanë mbetur në mëshirë të Zotit

Kosova News
Kosova News 15:23 -25/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, adreson një sërë kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri.

Ai thotë se hapat që i ka ndërmarrë Kurti në atë pjesë janë të gabuara, duke lënë qytetarët atje në mëshirë të fatit.

“Hapat që i ka marrë zotëri Kurti për atë territor janë kanë tërësisht të gabuara edhe pse po e them se politika e Beogradit çdoherë ka menduar të krijojë kriza që ato t’i përdorë sa i përket marrëveshjes përfundimtare dhe sidomos për asociacionin. Një çështje teknike e targave na ka pruar këtu ku jemi”, thotë ai.

Lekaj i cili është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, thotë se moskoordinimi i Kurtiti me aleatët ndërkombëtar e ka sjell Kosovën në ketë gjendje, duke mosmenaxhuar me 18 për qind të territorit në pjesën veriore.

“Vetëm ardhja e zotëri Kurti në pushtet me premtimet se nuk do të dialogojë sa i përket çështjes së veriut, por do të dialogojë me serbët lokal, qytetarët e Kosovës që ka pasur të drejtë, por po del e kundërta. Ai nuk ka dialog, nuk menaxhon një territor 18 për qind të Kosovës dhe me vendimet e tij, përkundër këshillave të ShBA-së dhe miqve tanë ndërkombëtar për targat, ne iu kemi dhënë hapësirë atyre që të veprojnë kështu.

Edhe pse pretendimet e tyre çdo herë kanë qenë të politikës serbe që veriu mos të kontrollohet nga Prishtina, por nga Beogradi. Ne nuk është dashur atyre që t’iu japim këtë levë që të përdorin si monedhë për kusurit sa i përket dialogut. Kemi ardh ku kemi ardh, largim të kryetarëve, gjyqtarëve, prokurorëve, këshillave komunale. Qytetarët atje në mëshirën e zotit dhe jo atyre që duhet të kujdesen. Ju po e shihni se si Policia e Kosovës ka mbetur e ngujuar dhe s’ka ndonjë veprim”, shton ai.

Duke folur për planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, deputeti opozitarë është skeptik se mund të arrihet një marrëveshje deri në mars të 2023, ashtu siç është paralajmëruar.

“Me këtë qasje edhe të qeverisë dhe qëndrimit të Serbisë dyshoj se do të ketë ndonjë marrëveshje sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo ne kemi thënë se çfarëdo marrëveshje pa njohje e pronlogon e stërgjatë edhe 10 vite të tjera marrëveshjen përfundimtare.

Ne duhet të qëndrojmë dhe insistojmë që të ruhet territori dhe njohja të jetë në marrëveshje. Kështu t’i japim një herë e përgjithmonë marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Përndryshe nëse shkojmë me marrëveshje të tilla ku nuk është njohja do të stërgjatët prapë dialogu”, deklaron Lekaj.

Lekaj për KosovaPress, tregon edhe për vizitën e tij në Hagë, ku po mbahen të paraburgosur ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale.

“Aty kam pa një qëndrueshmëri apo një udhërrëfyes të qëndrueshmërisë së njerëzve tanë që po e mbrojnë luftën e shenjtë të Kosovës. Sa i përket gjendjes së tyre, beso se janë shumë të fortë të qëndrueshëm dhe besojnë në pafajësinë e tyre. Mendoj se do të trimfojnë, do t’i mbrojnë vlerat e shtetit të Kosovës, pasi krerët e një shteti që kanë shpall pavarësinë janë në Hagë dhe ata duhet të dalin triumfues”, përfundon Lekaj.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Kosova News 25/12/2022 25/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

I arrestuari për krime lufte është vëllai i drejtorit të Financave në Komunën e Prizrenit
19:47 -24/07/2026
Trump: Kina dhe Rusia do të përballen me pasoja nëse e ndihmojnë Iranin
19:31 -24/07/2026
Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së
19:24 -24/07/2026
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
19:19 -24/07/2026
Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione
19:14 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?