Qeveria e Kosovës më 16 dhjetor 2022 ka ushtruat ankesë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me pezullimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës, për uljen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, me ç’rast kishte marrë vendim për ndryshimin e pjesshëm të vendimit të 23 nëntorit të Qeverisë.
Një gjë të tillë, për BpD, e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Në përgjigjen e gjykatës thuhet se “Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Administrativ më datë 16.12.2022, ka pranuar ankesën e ushtruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.


