Autoritetet ruse kërkojnë ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e arrestuar në vendin tonë pas sulmit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.
Nga shteti rus ka mbërritur një kërkesë fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë e më pas në Prokurorinë e Elbasanit, ku kërkohet qe kjo shtetase te ekstradohet në Rusi, pavarësisht se në vendin tonë ka një hetim ndaj saj.
Kjo kërkese pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Elbasanit për të vendosur ekstradimin ose jo të saj. Rusja Svetlana Timofoeva mbahet në burg qe nga data 20 gusht e këtij viti.
Ngjarja:
Dy rusët, Svetlatana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrahinasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan ne date 20 gusht kur ndodhi edhe incidenti në uzinë.
Tre personat po fotografonin ambientet e uzinës ndërsa përpiqeshin të hynin brenda saj, u pikasën nga ushtarët shqiptarë që u kërkuan që të ndalonin.
Mikhail Zorin sulmoi ushtarin duke e spërkatur me një spraj të dyshuar kimik. 3 personat u arrestuna dhe ndërkohë u sekuestrua makina me të cilën lëviznin.
Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.


