KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KGJK nuk tërhiqet nga kërkesa që të mos u ulet paga, nga shoqëria civile kërkojnë zgjidhje të problemit
Politikë

KGJK nuk tërhiqet nga kërkesa që të mos u ulet paga, nga shoqëria civile kërkojnë zgjidhje të problemit

Kosova News
Kosova News 21:23 -19/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka theksuar gjatë ditës se nuk janë tërhequr nga kundërshtimi i ligjit të pagave, që do t’ua ulte ndjeshëm pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve. Zogaj në një organizim të KGJK-së, ka folur edhe për punën në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Ai ka theksuar se deri më tani i kanë dërguar disa gjyqtar në Mitrovicë, përderisa janë duke e hartuar një plan veprimi për vitin 2023

Prej më shumë se një muaji, puna në Gjykatën Themelore të Mitrovicës Veriore nuk po vazhdon normalisht. Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, ka bërë që shumë seanca të dështojnë.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka treguar se janë duke e hartuar një plan veprimi për punën e kësaj gjykate në vitin 2023.

“Kemi transferuar disa gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, një nga Istogu, dy nga dega në Vushtrri dhe shumë shërbime të tjera administrative të Gjykatës po suportohen nga Këshilli Gjyqësor dhe nga Gjykata Supreme. Ne jemi shumë optimist që edhe në fillim të muajit shkurt, edhe gjyqtarët të cilët janë aktualisht në programin fillestar në Akademinë e Drejtësisë do të kthehen në Gjykatë, pra do të dalim nga situata urgjente”, ka theksuar Albert Zogaj – Kryesues i KGJK-së.

Zogaj, në këtë organizim të KGJK-së, ka folur edhe për funksionimin e gjyqësorit në përgjithësi.

Ai ka theksuar se vazhdojnë ta kundërshtojnë qeverinë e Kosovës, që përmes ligjit të ri të pagave, po synon uljen e pagave për gjykatës dhe prokuror.

“Ne tashmë kemi një vendim të Gjykatës, të cilin nuk e diskutojmë dhe të gjithë besoj se duhet me e respektua. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për statusin e gjyqtarit dhe pagat është i qartë. Unë besoj se është krijua edhe opinioni publik se  cili duhet të jetë statusi i gjyqtarit, pagat dhe garancionet dhe cilat duhet të jenë sjelljet e qeverisë konfirmo këtij diskutimi”, ka shtuar Albert Zogaj – Kryesues i KGJK-së.

Përderisa Këshilli Gjyqësor e ai Prokurorial akoma nuk kanë ofruar ndonjë zgjidhje, Vullnet Bugaqku nga KDI thekson se ajo mund të gjendet.

“Do të ishte e udhës që qeveria të krijoj një infrastrukturë të re ligjore, një ligj të ri, që pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rregullohen me ligj të veçantë dhe të mos preken më, të mos luhaten ose nëse vjen deri tek rritja e tyre të bëhet në raport me performancën ose vlerësimin e gjyqtarëve”, ka deklaruar Vullnet Bugaqku – KDI.

Në kundërshtim të uljes së pagave, Gjykatat dhe Prokuroritë për disa javë ndalën punën, duke e ndërprerë grevën vetëm pas vendimit të Gjykatës Themelore, që e pezulloi vendimin e qeverisë./RTV Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Kosova News 19/12/2022 19/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet
12:50 -24/07/2026
Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë
12:26 -24/07/2026
Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme
12:18 -24/07/2026
Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?
11:58 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?