KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mehaj: Përveq Rusisë, sanksione duhet t’i vihen edhe Serbisë që po ndjek politikat ruse
Politikë

Mehaj: Përveq Rusisë, sanksione duhet t’i vihen edhe Serbisë që po ndjek politikat ruse

Kosova News
Kosova News 20:01 -19/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se sanksione duhet t’i vihen edhe Serbisë për ndjekje të politikave ruse.

“Pozicionimi ynë është i qartë, në mbështetje gjithmonë të vlerave demokratike, larg tendencave serbo-ruse për destabilizim të Ballkanit, rrjedhimisht dhe Evropës. Sanksionet duhet vendosur jo vetëm ndaj Rusisë por edhe Serbisë që verbërisht ndjek politikat ruse”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Gjatë takimit me parlamentarin gjerman, Christoph Plob dhe ambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Jörg Rohde, Mehaj tha se diskutuan rreth situatës aktuale gjeopolitike, ndikimit rus në Ballkan dhe zhvillimeve të fundit në Republikën e Kosovës.

“Përparimet që Republika e Kosovës ka bërë sa i përket luftimit të korrupsionit duke u ngritur për 17 vende sipas matjeve të bëra nga Transparency International, si dhe duke u renditur e para në mesin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për sundimin e ligjit, rezultate këto që flasin për një shtet dhe qeveri funksionale në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të kombit”, ka shkruar tutje Mehaj.

Mehaj shtoi se me Plob e Rodde, biseduan edhe rreth avancimeve të ushtrisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, gatishmërisë së shprehur në vazhdimësi për të ofruar mbështetje në operacionet ndërkombëtare, për transportimin e afganëve si dhe trajnimin e ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të lëndëve të rrezikshme.

“Theksova edhe njëherë se synimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe BE, në të cilin rrugëtim kërkojmë mbështetjen e secilit shtet mik, pra edhe të Republikës Federale të Gjermanisë”, ka shtuar Mehaj.

Gjithashtu lexoni:

Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri

Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë

KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna

KQZ-ja përfundon numërimin

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

Kosova News 19/12/2022 19/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?