KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis rehabilitimi i hekurudhës nga Fushë- Kosova për Mitrovicë, Kurti: Kjo i paraprinë zhvillimit ekonomik
Politikë

Nis rehabilitimi i hekurudhës nga Fushë- Kosova për Mitrovicë, Kurti: Kjo i paraprinë zhvillimit ekonomik

Kosova News
Kosova News 11:59 -19/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Derisa rehabilitimi i segmentit hekurudhor nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë është duke shkuar drejt përfundimit, sot me një ceremoni, u inaugurua fillimi i rehabilitimit të lotit të dytë të linjës dhjetë hekurudhore.

Ky rehabilitim fillon nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë. Me fonde të Bashkimit Evropian dhe kredi nga bankat ndërkombëtare si ajo Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, rehabilitimi i segmentit të dytë nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë, me gjatësi prej 34.4 km, do të kushtojë 48 milionë euro.

Kryeministri Albin Kurti, i pranishëm në këtë ceremoni, deklaroi se ky rehabilitim i shërben zhvillimit ekonomik.

“Kjo linjë i përket rrjeteve kryesore trans-evropiane të transportit që fillon nga Salzburgu në Austri,  e kalon nëpër Slloveni, Kroaci, Serbi, Kosovë e Maqedoni të Veriut dhe përfundon në Selanik të Greqisë”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se kosovarët e shfrytëzojnë pak transportin hekurudhor, për shkak se nuk u ofron shërbime të mra.

“Që rrjeti të jetë në shërbim të qytetarëve, jemi duke bërë rehabilitimin e segmentit hekurudhor”, deklaroi kryeministri.

“Ky projekt buron nga agjenda e Berlinit e nisur nga kancelarja Merkel e po vazhdon tani nga kancelari Scholz”, u shpreh Kurti, duke rikujtuar se pozita qendrore gjeografike në Ballkanin Perëndimor, infrastruktura e mirë rrugore, aeroporti modern, dhe afërsia e porteve mesdhetare, e bëjnë Kosovën vend të volitshëm dhe trasnportues.

“Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekti si ky i sotmi shërbejnë nismave të qeverisë për të rritur bashkëpunim për zhvillim ekonomik. Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim te kapacitetetit hekurudhor si për udhëtarë, po ashtu edhe për mallra dhe në përmirësim te dukshëm edhe të kohës së udhëtimit, do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejtë.

Ndërkohë, Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, sqaroi se loti i dytë në linjën hekurudhore dhjetë, i filuar nga viti 2019, pra pjesa e parë nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë, është në rehabilitim e sipër.

“Pas kësaj vjen rehabilitimi i linjës hekurudhore nga Mitrovica deri në Leshak”, tha ministri Aliu, raporton KosovaNews

“Këto projekte do të pasohen me të tjerat për sinjalistikë e komunikacion, e më pas edhe elektrifikim”.

Ministri Aliu u shpreh se hekurudhat  duhet të jenë sipas standardeve të BE e të cilat do të zëvendësojnë sa më shumë qarkullimin automoblistik.

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Sunyog, në fjalën e tij, tha se linja 10 hekurudhore,  do ta lidhë Kosovën me shumë vende në rajon e më gjerë.

“Në jug do ta lidhë me Maqedoninë e Veriut, Greqinë e Bullgarinë kurse në veri me Evropën qëndrore”, tha ai. Sipas kreut të BE-së në Kosovë, rehabilitimi i kësaj linje, do ta rrisë bashkëpunimin rajonal dhe do të lehtësojë import-eksportin në tërë rajonin.

Ndërkohë, Hekuran Mulaj, Ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it, deklaroi se me këtë projekt, synohet që përveç rehabilitimit të trasesë,  platformave për udhëtarë, asaj për mallra në Mitrovicë, urat, e lëshesat, synohet edhe siguria.

“Faza e tretë do të pasojë rehabilitimin e komplet të linjës së së dhjetë hekurudhore, nga Hani i Elezit deri në Leshak’, tha ai. “Shpresojmë të gjejmë mbështetje”, duke rikujtuar se pas 50 vjetëve po ndodhë ky projekt me përmasa kapitale.

“Falënderoj Qeverinë dhe BE-në për ndarjen e  fondeve përkatëse”, tha Mulaj.

Me rehabiletimin e segmentit  hekurudhor Fushë Kosovë-Mitrovicë, shpejtësia e trenave do të jetë nga 80 km/h deri në 120 km/h. E gjithë puna pritet të përfundojë në vitin 2024/2025.

Gjithashtu lexoni:

DnV: Dalja e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare  

Rexhepi e shqetësuar me informacionet se u gjetën fletëvotime të dëmtuara

Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!

Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin

KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 546 mijë qytetarë, pjesëmarrja 10.76 për qind më e ulët se në zgjedhjet e fundit

Kosova News 19/12/2022 19/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbi 600 të burgosur ushtrojnë të drejtën për të votuar
19:00 -07/06/2026
DnV: Dalja e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare  
18:48 -07/06/2026
Rexhepi e shqetësuar me informacionet se u gjetën fletëvotime të dëmtuara
18:41 -07/06/2026
Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!
18:14 -07/06/2026
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin
18:11 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?