KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i Popullit: S’më lejuan ta takoj Mustafën, ishim të shqetësuar për kushtet e mbajtjes
Siguri

Avokati i Popullit: S’më lejuan ta takoj Mustafën, ishim të shqetësuar për kushtet e mbajtjes

Kosova News
Kosova News 21:26 -17/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Naim Qelaj, Avokat i Popullit, ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë nuk ia kishte lejuar takimin me ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, në kohën kur mbahej në paraburgim.

Mustafa të premten u dënua me 26 vjet burgim për krime lufte. Qelaj, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se ka ngritur shqetësimet në lidhje me kushtet që Mustafa po mbahej në burgun në Hagë.

“Të Mustafa ne kemi ngritë një shqetësim, që lidhet me kushtet që është mbajt në burg. Kufizimet që janë vendosur brenda burgut, kemi kërkuar sqarime edhe nga gjykata, Kryetarja e Dhomave të Specializuara edhe nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara. Nuk kemi përgjigje. Fakti që atij i është kufizuar për një periudhe shumë të gjatë kontakti me personat tjerë, për neve ka qenë shqetësim”, ka thënë Qelaj.

Qelaj ka deklaruar se kontaktet e Mustafës me familje ishin zhvilluar në rrethana të papërshtatshme që nuk i përmbushin standardet në të cilat duhet të trajtohet një i burgosur.

“Veç kësaj shqetësim tjetër ka qenë fakti që as mua si Avokat i Popullit nuk na kanë leju me e taku duke u thirrur në një vendim të gjykatës, i cili nuk është publik dhe për mua ka qenë pak shqetësuese edhe befasuese në të njëjtën kohë, për arsye se vendimet me të cilat preken të drejtat e garantuara të njeriut nuk mund të jenë konfidenciale, përtej asaj që paraqet cenim dhe rrezik për siguri ose të rrethanave kur e dëmton vetë të akuzuarin ose persona që janë të involvuar në proces. Përndryshe parimi i publicitetit është një prej parimeve që dominon në sistemin tonë të drejtësisë dhe për mua ka qenë e palogjikshme dhe e paarsyeshme me mbajt fshehtë një vendim, i cili një personi që e ka të kufizuar lirinë edhe brenda atij kufizimi t’i vendosen kufizime për një afat aq të gjatë”, ka shtuar tutje Qelaj.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se roli dhe mandati që e ka avokati i Dhomave të Specializuara dhe nuk është duke e përmbushur.

“Standardet në të cilat u ndërtua ky mekanizëm nuk i plotësojnë as parimet e përcaktuara në Ligj të Avokatit të Popullit ose në Kushtetutë, po as parimet mbi të cilat funksionojnë Avokati i Popullit. Pra, mendoj që kjo lë boshllëk të dyfishtë të monitorimit të mbikëqyrjes”, ka thënë Qelaj.

Gjithashtu lexoni:

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

POLICIA: Në aspektin e sigurisë, zgjedhjet në Republikën e Kosovës, kaluan të qeta dhe pa incidente serioze

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Kosova News 17/12/2022 17/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?