KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosovari e pranon se deshi ta mbyste vëllain me sëpatë dhe thikë, dënohet me 8 vjet burgim
Siguri

Kosovari e pranon se deshi ta mbyste vëllain me sëpatë dhe thikë, dënohet me 8 vjet burgim

Kosova News
Kosova News 17:14 -16/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Burim Maznikolli është dënuar me tetë vite burgim pasi e ka pranuar fajësinë dhe  është shpallur fajtor se ka tentuar ta mbysë me sëpatë e thikë vëllain e tij, A.M.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Pejë nga gjyqtari Sami Sharraxhiu.

I akuzuari e ka pranuar fajësinë ne seancën fillestare të mbajtur më 13 dhjetor të këtij viti.

“I kërkoj falje të gjithë familjes, ndihem i penduar dhe nuk do ta përsëris më”, kishte deklaruar në seancë fillestare i akuzuari Maznikolli.

Pos dënimit me burgim i akuzuari u obligua të paguajë shpenzimeve procedurale e të gjitha në vlerë prej 200 euro.

Gjithashtu gjyqtari Sharraxhiu tha se mjetet e kryerjes së veprës penale do të konfiskohen dhe pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit do të prishen dhe eliminohen.

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë, e ngarkon të akuzuarin Burim Maznikollli, se më 12 tetor 2022, në fshatin Kosuriq, Komuna e Pejës, me mjet të mprehtë- sëpatë dhe me thikë, ka tentuar ta privojë nga jeta anëtarin e familjes, vëllain e tij, të dëmtuarin A.M, raporton betimi për drejtësi.  

Sipas akuzës, thuhet se në ditën kritike, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në mes të pandehurit me familjarët e tij, lidhur me disa të holla nga shitja e bagëtisë, ku i pandehuri pretendonte se i dëmtuari nuk ia kishte dhënë pjesën e tij, i pandehuri i drejtohet me fjalët “pse i ke shitë lopët dhe pse s’m’i ke dhënë paratë që më takojnë mua”, dhe në atë moment shkon në objektin përcjellës të shtëpisë, ku merr një sëpatë me të cilën fillimisht e dëmton veturën e të dëmtuarit, më pas tenton ta godas të dëmtuarin në kokë.

Në aktakuzë thuhet se i dëmtuari për t’u mbrojtur e vendos dorën e majtë përpara kokës dhe nga goditja merr lëndime në parakrahun e dorës së majtë dhe në kokë, pas kësaj, përderisa i dëmtuari me ndihmën e familjarëve arrin që ta shtrijë në tokë të pandehurin, ky i fundit nga xhepi i tij nxjerrë një thikë duke e goditur të dëmtuarin 3 herë në këmbën e majtë dhe 2 herë në kofshë dhe një herë në gju, ku si pasojë e goditjeve të marra i dëmtuari pëson lëndime trupore.

Për çka, akuzohet se ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë”, nga neni 173, par.1, pika 1.3 e lidhur me nenin 28 të Kodit Penal

Gjithashtu lexoni:

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

POLICIA: Në aspektin e sigurisë, zgjedhjet në Republikën e Kosovës, kaluan të qeta dhe pa incidente serioze

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Kosova News 16/12/2022 16/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?