KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Buxheti për vitin e ardhshëm, jo vetëm më i larti ndonjëherë, por edhe më gjithëpërfshirësi
Ekonomi

Kurti: Buxheti për vitin e ardhshëm, jo vetëm më i larti ndonjëherë, por edhe më gjithëpërfshirësi

Kosova News
Kosova News 22:21 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka regauar pas votimit të Buxhetit për vitin 2023.

Në seancën e sotme, me 65 vota për, Kuvendi e votoi Buxhetin, i cili parashihet të jetë 3.2 miliardë euro.

“Kjo nënkupton 3.2 miliardë euro për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë, ekonominë e kulturën. Mirëpo, mbi të gjitha nënkupton 3.2 miliardë euro për rininë, gratë e grupet e cenueshme të shoqërisë sonë” ka shkruar Kurti.

Kryeministri shtoi se janë ndarë të holla edhe për projekte të shumta që janë premtuar.

Ky është reagimi i plotë i kryeministrit:

Të dashur qytetarë,

Me 65 vota për, Kuvendi i Republikës së Kosovës e votoi Buxhetin për vitin 2023.

3.2 miliardë është buxheti i Republikës sonë për vitin e ardhshëm, e që është jo vetëm më i larti ndonjëherë, por edhe më gjithëpërfshirësi.

Kjo nënkupton 3.2 miliardë euro për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë, ekonominë e kulturën. Mirëpo, mbi të gjitha nënkupton 3.2 miliardë euro për rininë, gratë e grupet e cenueshme të shoqërisë sonë.

Rreth 300 milionë euro për investime në shëndetësi, që të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore, si dhe 400 pozita me tepër për stafin shëndetësor.

Rreth 280 milionë euro për arsim, për ndërtimin e çerdheve dhe infrastrukturës së avancuar arsimore, si dhe 743 pozita të reja për stafin arsimor.

Mbi 300 milionë euro për sigurinë dhe ushtrinë, për investime në siguri e armatim modern, si dhe 300 pozita të reja për Policinë.

Rreth 90 milionë euro për bujqësinë, për të vazhduar e për të rritur mbështetjen për fermerët tanë, që të sigurohet prodhimi vendor në këtë kohë krize, por edhe prodhimi vendor në afat të gjatë.

Rreth 60 milionë euro për kulturën e sportin për aktivitete e infrastrukturë kulturore e sportive.

Për të siguruar shërbime publike më të mira e mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë, do të shtohen 240 pozita të reja për inspektoratet.

Përveç këtyre kemi ndarë buxhet edhe për shumë projekte të tjera e premtime tona. Kemi ndarë 60 milionë euro për shtesa për lehona e shtesa për fëmijë, 15 milionë euro për rezervat shtetërore, 20 milionë euro për punësim, 40 milionë euro mbështetje për investime në ndërmarrje publike, e 6 milionë euro për funksionalizim të terminaleve doganore shtetërore.

Shumë nga premtimet tona na është thënë se nuk do të bëhen, e se nuk e kemi buxhetin e mjaftueshëm, mirëpo shtesat për lehona e për fëmijë u bënë, çerdhet po ndërtohen, punësimi po rritet, terminalet po bëhen shtetërore e prodhimi vendor po shumëfishohet. Kështu do të vazhdojmë edhe me premtimet e tjera e me buxhetimin e tyre në vitet e ardhshme.

Gjithashtu lexoni:

KEK njofton për shtyerjen e afatit, bën thirrje për bizneset për lidhjen e kontratave me furnizim me energji elektrike

Nesër fillon Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2025”, OEK fton bizneset për pjesëmarrje

Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar

Një grua raporton për ngacmim seksual në Mitrovicë të Veriut

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive

Kosova News 16/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza
17:22 -09/06/2025
Lirohen ukrainasit që u shkëmbyen me të burgosur rusë – fytyrat tregojnë gëzimin e tyre
16:52 -09/06/2025
Burgim i përjetshëm për Edmond Lajçin, familja Ukella: Vendimi na lehtësoi sadopak dhimbjen
16:44 -09/06/2025
Nuk ju duhen kimikate: Mënyra që do ta bëjë banjën tuaj të shkëlqejë si e re
16:41 -09/06/2025
Ylli i Liverpoolit paralajmëron largimin për shkak të mungesës së minutave
16:39 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?