Një grua në lagjen Emshir të Prishtinës ka rënë nga një ndërtesë.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Kjo tha se gjithçka ka ndodhur rreth orës 18:00, teksa e lënduara është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person (femër) ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha ajo.