Një trafo e energjisë elektrike është kapluar nga zjarri mesditën e së enjtes në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë
Në disa pamje të bëra nga KosovaNews shihet se në vendngjarje kanë dalë ekipi i Zjarrfikësve dhe Policia.
Deri tani nuk dihet shkaktari i zjarrit.
Ndërkohë, si pasojë e dëmeve në trafo e gjithë rruga “Agim Ramadani” ka mbetur pa furnizim me energji elektrike./KosovaNews



