KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Klinaku: Kemi marrë ftesë për takim nesër në orën 09:00 – nuk largohemi derisa të anulohet seanca e sotme e Kuvendit
Politikë

Klinaku: Kemi marrë ftesë për takim nesër në orën 09:00 – nuk largohemi derisa të anulohet seanca e sotme e Kuvendit

Kosova News
Kosova News 15:46 -16/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë para protestuesve se kanë pranuar një ftesë zyrtare për takim nesër me kryeministrin Albin Kurti, ministrin Hekuran Murati dhe një anëtar të Komisionit për Buxhet dhe Financa.

“E morëm një ftesë zyrtare për takim me kryeministrin dhe ministrin e Financave për nesër në orën 09:00. Ishte një kërkesë e jona sepse ne takimeve nuk ju kemi ik asnjëherë”, ka thënë Klinaku.

Ai ka shtuar se do të vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, derisa të anulohet krejtësisht seanca e Kuvendit për sot.

“Kërkesa jonë qysh në mëngjes ka qenë që të ndërpritet seanca dhe të mos mbahet asnjë seancë derisa të ulemi e të bisedojmë e ta kthejmë ligjin në vend ku ka qenë do të qëndrojmë këtu, këta duhet ta ndërprenë seancën e sotme”, tha Klinaku.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës foli për pagën minimale dhe çështjen e veteranëve të luftës, ndërsa tha se nuk po shkon në Forumin e Prespës dhe së bashku me ministrin e Financave dhe kryetarin e Komisionit parlamentar për buxhet do t’i takojë përfaqësuesit e veteranëve.

Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria e Kosovës me politikat dhe veprimet e saj gjithmonë ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar për çlirimin e vendit.

Gjithashtu lexoni:

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

TAGGED: Faton Klinaku, Protesta e veteranëve
Kosova News 16/06/2022 16/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?